I prekur prej 17 ditësh me Covid-19, Akademiku Artan Fuga duket se e ka marrë veten, duke i rikthyer jetës normale.
Një postimi në rrjetet sociale, ai thotë se prej 17 ditësh ka luftuar me virusin që ka infektuar miliona njerëz në të gjithë botën.
Reagimi i plotë:
Pas 17 ditësh kur ka qenë e pamundur të komunikoj për shkaqe të kuptueshmë në ditët tona, rikthehem në komunikim me shpresë dhe besim se nuk do të rikthehem më atje nga ku po rikthehem!
Falenderoj pa masë dr. Arian Harxhi, prof., si edhe të gjithë miqtë që nuk m’u ndanë asnjë cast, kolegë, mjekë, të afërm, të njohur e të panjohur, që na ndihmuan me gjithçka mundën dhe kishin.
Përulem!