Kronike 1 Gusht 2022, 12:33

Sherr me grushte në Tiranë, ndërron jetë 56-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti
Sherr me grushte në Tiranë, ndërron jetë 56-vjeçari

Foto Ilustruese

Një 56 vjeçar ka ndërruar jetë në banesë pas një sherri me grushte me fqinjin e tij.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se konflikti ka ndodhur në Tiranë ditën e shtunë. Nikolin Staka ka pësuar hemorragji pasi u dëmtua rëndë në laring për shkak të përplasjes së dhunshme me Alban Menerin. Për pasojë ai ka humbur jetën në banesë.

Autoritetet kanë arrestuar 51-vjeçarin, Meneri, i cili tashmë akuzohet për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje me pasojë vdekjen”.

Plagosi rëndë një shtetas, i cili si pasojë humbi jetën, vihet në pranga 51-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan me iniciativë shtetasin A. M., 51 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, me pasojë vdekjen.

Ky shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte në pjesën e qafës, duke i shkaktuar dëmtime në laring, fqinjin e tij, shtetasin N. S., 56 vjeç, banues në Tiranë, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale“- thuhet në njoftimin e policisë.

Kronike kronike Tiranë