Aktualitet28 Janar 2023, 12:33

Sherr me thika në Tiranë, tentohet të vritet i riu në zonën e Freskut

Shkruar nga Pamfleti
Sherr me thika në Tiranë, tentohet të vritet i riu në

Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi goditi me mjet prerës një 25-vjeçar në zonën e Freskut.

Dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi G. C., 23 ka goditur me thikë shtetasin A. H., duke e plagosur. Pas ngjarjes autori është larguar, por është mundur të identifikohet dhe kapet nga uniformat blu.

I plagosuri aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që  në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti tip “Audi”, i autorit të dyshuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se te Fresku, shtetasi G. C., 23 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin A. H., 25 vjeç, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit të dyshuar.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, brenda një kohe rekord, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, kapën dhe arrestuan, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasin G. C.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Aktualitet Plagosje Tiranë