Një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan është shndërruar në një skenë krimi mbrëmjen e kësaj të dielë.
Një debat mes 2 personave ka agravuar deri në dhunë, ku mësohet se një 41-vjeçar pas një konflikti fizik me një person tjetër, ende të paidentifikuar, është rrëzuar në shkallët e lokalit e për pasojë ka pësuar dëmtime në kokë dhe është transportuar për në spitalin e traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar.
Deri më tani, raportohet se 41-vjeçari, i identifikuar si shtetasi me inicialet A.Q., është në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Më datë 05.12.2021, në lagjen “Vullnetari”, në një lokal, shtetasi A.Q, 41 vjeç, pas një konflikti fizik të çastit me një person ende të paidentifikuar, është rrëzuar në shkallët e lokalit e për pasojë ka është dëmtuar në kokë dhe po transportohet për në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjeksore më të specializuar. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje po krehin zonën me qëllim kapjen e autorit”, sipas policisë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes së rëndë.