Kronike 6 Qershor 2022, 18:24

Sherr mes komshinjve në Fushë Krujë, plagoset me armë zjarri 62-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti
Sherr mes komshinjve në Fushë Krujë, plagoset me armë zjarri

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Fushë Krujë pak momente më parë. Policia bën me dije se dy komshinj janë kofliktuar me njëri-tjetrin dhe për pasojë sherri ka degraduar deri në përdorimin e armëve. Mësohet se Blerim Selaci ka plagosur Lufti Kupën, 62-vjeç.

Autori është shpallur në kërkim nga policia.

Më datë 06.06.2022, në Fushë Krujë, në lagjen “Punëtori”, shtetasi B. S., 44 vjeç, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin L. K., 62 vjeç, banues ne Fushë Krujë, i cili është dërguar në Spitalin e Traumës, Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, tha policia.

Kronike Fushë-Krujë Plagosje policia