Politike24 Nëntor 2022, 10:41

Sherr në seancë, Berisha akuza të forta Taulant Ballës: Vrasës, ke porositur ekzekutimin e Ravik Gurrës

Shkruar nga Pamfleti
Sherr në seancë, Berisha akuza të forta Taulant Ballës:

Ish kryeministri Sali Berisha ka bllokuar foltoren e Kuvendit, së bashku me deputetë të tjerë të foltores, pasi Taulant Balla propozoi të votohej për të vijuar debatin për Portin e Durrësit.

Ai gjithashtu ka bërë një akuzë të fortë ndaj kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla.

Debati në Kuvend:

Sali Berisha: Ne jemi të zotuar të vendosur të mbrojmë të drejtat tona. Nuk mundet një i akuzuar për vrasje, nuk mundet një njeri që akuzohet se ka porositur vrasje në Elbasan të marrë fjalën këtu nxirre jashtë Parlamentit të shkojë në Prokurori. Si të duket ty akuza se ka porositur vrasjen e Ravik Gurrës? Ose të drejtat e opozitës do të respektohen ose opozita…. Mbylle gojën se po flas unë, shko në Prokurori se je i akuzuar për vrasje. Ke porositur vrasjen e Ravik Gurrës, mos përdor imunitetin diplomatik. Hera e dytë që akuzohet për porosi vrasje. Me asgjë nuk lahesh…

Balla: Kërkoj masë përjashtimi, kërkoj masë.

Shko në Prokurori, je i akuzuar për vrasje

Albana Vokshi: Jepi fjalën, ose nuk ikim.

Edmond Spaho: Ose jepi fjalën ose na përjashto të gjithëve, parlament pa opozitë nuk ka.

Unë përfaqësoj këtu shqiptarët, nëse ju nuk respektoni të drejtat tona, ne do të fitojmë betejën tonë. Mos ikni nga salla, këta kërkojnë të vënë censurën, ky është akt vjedhjeje. Nuk dua ti jap përgjigje atij që është i akuzuar për vrasje. ça thotë ai mo ça thotë, avokati i Taulantit, o kone.

Politike Balla Berisha Kuvend