Kronike 3 Maj 2022, 12:27

Sherr për motive të dobëta, babë e bir plagosin me thikë 55-vjeçarin në Sarandë

Shkruar nga Pamfleti
Sherr për motive të dobëta, babë e bir plagosin me

Aksident me vdekje në Belsh, ndërron jetë 15-vjeçari

Dy persona, babë dhe bir, kanë plagosur me thikë një 55-vjeçar nga Saranda pas një sherri për motive të dobëta.

Nga të dhënat paraprake, policia e Sarandës bën me dije se shtetasit me inicialet H. H., 54 vjeç, dhe M. H., kanë goditur me mjet prerës për motive të dobëta, shtetasin Dh. T., banues në lagjen nr.2, Sarandë.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasit:

– H. H., 54 vjeç, banues në lagjen nr.4 Sarandë dhe M. H., banues në Delvinë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi kanë goditur me mjet prerës, për motive të dobëta, shtetasin Dh. T., 55 vjeç, banues në lagjen nr.2, Sarandë;Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”- thuhet në njoftimin e policisë.

Brenda një muaji gjatë konflikteve në Sarandë, kanë mbetur të plagosur me thikë apo sende të forta 11 shtetas, nga të cilët 2 janë transportuar drejt Tiranës për shkak të plagëve të rënda. Për të gjitha ngjarjet, 3 autorë të plagosjeve janë ende në kërkim, ndërsa 6 janë ndjekur në gjendje të lirë.

Kronike Plagosje Sarandë sherr