
Sherr për një vajzë, djali i zëvendësministrit përfundon në spital
Djali i zëvendësministrit të MAPS-së të Kosovës, Bashkim Krasniqi, ka përfunduar në një përleshje fizike me 18-vjeçarin Përparim Dugova. Shkaku i kësaj përleshje është bërë një vajzë, e pretenduar si e dashura e Dugovës.
Nga ky konflikt, djali i mitur i zëvendësministrit ka përfunduar në spital për të marrë ndihmën e pare mjekësore.
V.K 16 vjeç është sulmuar fillimisht më një thikë dhe nga incidenti ka dalë me një dorë të thyer dhe lëndime në qafë. Edhe pse i mituri i ka thënë 18 vjeçarit Drugova se me vajzën kishte vetem raport shoqëror kjo nuk ka mjaftuar për të përfunduar konfliktin.
Ndërkohë që një reagim ka ardhur dhe nga zëvendësministri, Krasniqi.
“Djemtë janë të moshës 15 dhe 16 vjeçare. Ngjarja ka ndodhur gjatë kohës kur unë isha në punë. Sulmuesi e ka sulmuar djalin tim me thikë. Me të parë rastin, disa komshinjtë kanë intervenuar për t’i ndarë pjesëmarrësit në incident.
Sulmuesi njihet si djalë problematik. Arsyeja e sulmuesit ishte shumë banale. Rasti ka ndodhur kështu: pasi djali im me disa shokë dhe shoqe janë kthyer në shtëpi nga shkolla, sulmuesi e ka sulmuar djalin tim me arsyetimin se ky i ka ngacmuar të dashurën edhe pse djali im e ka mohuar një gjë të tillë duke i treguar se e ka shoqe të shkollës. Edhe pas intervenimit të komshinjëve, sulmuesi ka tentuar përsëri që konfiliktin ta vazhdoj në shtëpinë time. Si rezultat i incidentit djali im ka dorën e thyer dhe ka dëmtime në qafë”- është shprehur ai.