Aktualitet11 Janar 2019, 08:38

Sherr te Juridiku rreth mesnatës, policia tregon forcën ndaj studentëve të ngujuar, të rinjtë shpërthejnë në britma: Mo

Shkruar nga Pamfleti
Sherr te Juridiku rreth mesnatës, policia tregon forcën ndaj

Sherr te Juridiku rreth mesnatës, policia tregon forcën ndaj studentëve të ngujuar, të rinjtë shpërthejnë në britma: Mos na prekni! (Video)

Është tensionuar së tepërmi situata gjatë orëve të vona të mbrëmjes së kaluar te Fakulteti i Drejtësisë. Studentët kanë vendosur të vijojnë qëndresën edhe gjatë natës, duke u ngujuar brenda fakultetit.

Ka qenë policia private që ruan ambientet e fakultetit, që ka tensionuar situatën, teksa ka ndërhyrë me forcë duke lëvizur bankat, që kishin bllokuar hyrjen. Reagimi i studentëve ka qenë i menjëhershëm, të cilët kanë kërkuar ndihmë, që të mos preken ata dhe bankat.

“Mos i prekni bankat, mos prekni me dore studentet, mos guxoni te prekni vajzat”, dëgjohen britma të studentëve të ngujuar.

Studentët kanë kërkuar solidarizim nga moshatarët e tyre në qëndresë, deri në plotësimin e kërkesave.

 

Aktualitet fakulteti i drejtesise policia private protesta e studentëve