alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Sherri i fundit mes dy Berishë-ve në ‘Vatra’, pasojë e një infektimi toksik të diasporës me hallet e Doktorit

28/04/2022, 18:19
ne Forum
A A
SHBA e kishte vetëm me Berishën, por Evropa e ka edhe me PD-në e Berishës

SHBA e kishte vetëm me Berishën, por Evropa e ka edhe me PD-në e Berishës

Vatra nuk është as godina, apo edhe vendi për sherret e tilla tribal kundër qeverisë së SHBA për hallin e Berishës. Vatra është një frymë, që siç thotë Nolin në fjalimin e tij të vitit 1963.

Shkruan Ylli Pata


-Lexo edhe:

Flamujt e huaj në Shqipëri dhe “patriotizmi” fetar

Tirana, qyteti nga duhet ikur

Një fjalim i vitit 1963 në versionin audio i Fan Nolit që qarkullon në Yutube, përveçse shumë popullor e i pëlqyer thuajse unanimisht, është një pasqyrë ky natyrisht do të duhet të shohin veten të gjithë ata që e kanë përdorur “Vatra”-n e madhe për qëllime krejt të vogla personale e tribale.

Në fjalimin e tij, Noli i madh, kur flet me modesti për punën e Vatrës dhe bashkëpunëtorëve të tij për të “bërë Shqipërinë”, tregon sesi të gjithë delegacionet që qëndruan gjatë në Paris, në Konferencën e Paqes, për gati një vit u financuan e u paguan nga shqiptarët e diasporës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Siç ndodhi fundja edhe në fillim të viteve 1990 kur shqiptarët e diasporës financuan qeverinë në mërgim të Kosovës që drejtohej nga Bujar Bukoshi, apo në fund të atyre viteve, kur sërish shqiptarët e diasporës financuan luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Fan Noli, në fjalimin e tij të mbajtur në një përvjetor të Vatrës tregon se një nga gjërat që ranë në sy për mirë tek të huajt që njohën Shqipërinë e Pavarur, kufijtë e saj dhe e pranuan në Lidhje të Kombeve, ishte se ishte një nga vendet e rralla ku tre fetë kryesore nuk luftonin me njëri tjetrin, por ishin bërë bashkë e në krye të delegacionit kishin vënë një Peshkop ortodoks.

Ajo frymë, ishte realisht Vatra e themeluar nga Noli, Konica e shqiptarët e mëdhenj të kohës. Ajo frymë nuk u thye, edhe kur Noli, një nga dishepujt e shqiptarëve në Amerikë hyri në politikën shqiptare dhe u bë kundërshtar i Ahmet Zogut. E sërish fryma e Vatrës, ajo frymë shtetformuese që ka në emrin e saj rrënjët e Shqipërisë së pavarur, edhe gjatë komunizmit, ruajti një raport të kujdesshëm me politikën e Tiranës dhe Enver Hoxhën.

Kjo, edhe atëherë kur Noli u përplas hapur me të dërguarin e Enver Hoxhës në OKB, që sot i kemi parë në arkiva të publikuara, por edhe kur njerëzit e Enverit masakruan mikun e ngushtë të Nolit Imzot Kristofor Kisin, kreun e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare. i cili pas kërkesës së Nolit një këshillë për të vizituar Shqipërinë e Hoxhës kishte marrë përgjigje: “Bëj siç ke vepruar deri tani!”.

Vatra, nuk se nuk ka pasur qëndrim apo koncept politik, madje ajo ka qenë zemra e politikës së madhe e shqiptarëve e për shqiptarët. Ishte Vatra e Nolit që me lobimet e tyre në qarqet e larta të SHBA arriti të sensibilizojë në fillim të shekullit të XX për njohjen e Shqipërisë së pavarur.

“Mbahu Nëno, mo s’ki frikë se ke djemtë në Amerikë”, mbeti në vite si një betim për një angazhim të diasporës për t’i ndihmuar Shqiptarët.

E ishte po ashtu diaspora jonë në SHBA që lëvizi të gjitha gurët për të shtyrë që çështja e shqiptarëve të Kosovës dhe viseve në Jugosllavi të hynte në Kongres e Shtëpinë e Bardhë. E bënë të gjithë shqiptarët e Amerikës, që vinin nga Shqipëria londineze e trevat. Dhe realisht ja arritën, aq sa edhe Beogradi që është një shtet i organizuar serioz, apo edhe Athina, kanë njohur fuqinë e lobit shqiptar në Amerikë.

Lob, i cili natyrisht ka qenë i tillë edhe si pasojë e vullnetit e ndjeshmërisë së Politikës së Lartë të SHBA dhe institucioneve të saj.

Pas viteve 90 të shekullit të shkuar, Vatra sidomos, që u drejtua nga pjesëtar të mërgatës që ishte persekutuar nga regjimi komunist, shpesh ka patur skepticizëm për qeveritë socialiste, që nuk para i shihnin me sy të mirë.

Vatra, që nga 1990 ka mbështetur hapur Partinë Demokratike, madje në fushatën e 25 prillit 2021, kreu i ri i saj, me një grup drejtuesish mori pjesë në fushatë së bashku me Lulzim Bashën, në disa qytete të vendit.

Në fund të fundit, ky ka qenë një qëndrim i sinqertë e i hapur i kryesuesve të Vatrës, e cila që nga rrëzimi i komunizmit e ka pasur zemrën e mendjen tek Partia Demokratike.

Por degradimi i fundit, kur Sali Berisha ka nxitur një peticion kundër zyrtares më të lartë të qeverisë së SHBA në Tiranë në Vatra normalisht që ka sjellë trazime.

Ka pasur mjaft sinjalizime dhe info nga shqiptarët e SHBA, për misionin që Mal Berisha, ish-diplomat e përkrahës i Sali Berishës ka ndërmarrë për të ngritur një opinion në lobin shqiptar në SHBA për të mbrojtur Sali Berishën nga ndëshkimi i qeverisë amerikane.

Madje Mal Berisha, ka nxitur një përplasje me kryetarin e Vatra-s, një shqiptari nga Lugina e Preshevës, Elmi Berisha, i cili në fund të fundit ishte një vit më parë në mitingjet e PD-së në fushatën e 21 prillit 2021.

Në SHBA jetojnë shumë emigrant të gjeneratës së re të ikur me llotari amerikane apo me rrugë të tjera, të cilët janë tashmë pjesë e jetës atje. E mjaft prej tyre nuk ju ndahet xhani ndaj zhvillimeve në Tiranë, madje janë aktivë ditë për ditë. Çka është një zhvillim shumë pozitiv, që e kanë edhe diasporat e vendeve të tjera të “reja” si ne për shembull Kroacia, Maqedonia e Veriut, por edhe Greqia.

Tashmë në mërgatën tonë në SHBA ka një atmosferë të ngjashme si te ne këtu, ku diasporës së vjetër antikomuniste i është bashkuar edhe një e tillë që është e majtë, e këto debate nuk se kanë shpëtuar pa ndezur edhe atje mënyrën shqiptare të “debatit politik”. Por, natyrisht janë gjenerata mbi 55 vjeç që përjetojnë ende lajmet e Tiranës si adrenalinë mëngjesore.

Pasi brezi i ri është totalisht i amerikanizuar në kuptimin e plotë të fjalës, edhe pse në trup shumica kanë tatuazhe shqiponjën me dy krerë e kur zihen në futboll a në klube nate këndojnë “xhamadani vija vija”.

Por kjo derexhe, ku sulmohen zyrtarë të qeverisë amerikane vetëm për hallin e Sali Berishës, natyrisht që ka sjellë pështjellime, e mjaft prej shqiptarëve të Amerikës janë distancuar nga Vatra pikërisht se po i lë shije jo të mirë kjo atmosferë toksike.

Një shqiptar i SHBA, i cili është një emër VIP në qarqet e kulturës dhe showbiz-it amerikan, tregonte pezmin e tij për një katandisje të diasporës, ku sipas tij ish-zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar po kontaminonin atmosferën e diasporës vetëm për të mbrojtur Sali Berishën e Ilir Metën. Ai i referohej edhe disa zërave mediatikë që ishin aktive në SHBA deri para një viti. E sot, gjendja shkoi aq keq sa sulmojnë edhe deputetë të PD-së, siç qe rasti i Agron Gjekmarkajt.

Megjithatë, Vatra nuk është as godina, apo edhe vendi për sherret e tilla tribal kundër qeverisë së SHBA për hallin e Berishës. Vatra është një frymë, që siç thotë Nolin në fjalimin e tij të vitit 1963: “Ne nuk e çpikëm patriotizmin, atë e gjetëm tek ‘Bleta Shqiptare’ e Thimi Mitkos e vepra të tjera të mëdha. Ne thjeshtë e organizuam dhe e kanalizuam, për të bërë Shqipërinë shtet”. E atë Vatër nuk ka asnjë ish-zyrtar apo berishë që e rrëzon dot. Sherri i këtyre ditëve do të harrohet shumë shpejt, e nga brezi aktual i mërgatës s’do ta mbajë mend kush, ngaqë edhe nuk e kanë botuar tek “Dielli”…

ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Forum

Flamujt e huaj në Shqipëri dhe “patriotizmi” fetar

15/08/2022, 17:57
Forum

Tirana, qyteti nga duhet ikur

15/08/2022, 17:21
Forum

Shqipëria nuk është vetëm ajo e drogës, e Maseratit, e politikës dhe e çunave të Londrës!

15/08/2022, 16:29
Forum

Një atentat për shqiptarët dhe një dhuratë për Serbinë!

15/08/2022, 16:19
Në pritje të shtatorit të ankthit
Forum

Në pritje të shtatorit të ankthit

15/08/2022, 11:52
Vizioni i ribashkimit të rajonit të Tajvanit me RP të Kinës në Librin e Bardhë 2022
Forum

Vizioni i ribashkimit të rajonit të Tajvanit me RP të Kinës në Librin e Bardhë 2022

15/08/2022, 11:25
Kliko me shume
Lajmi Tjeter

Berisha nis tentativat për të kthyer xhaketat e vjetra në PD, telefonon Murrizin dhe emrat e tjerë të larguar

“Ke ti këllqe për të mbështetur dekomunistizmin?!” Manja sherr me Alibeajn, ‘shigjeton’ Berishën: Ju keni sovjetikun e fundit “non grata” në grup!

“Ke ti këllqe për të mbështetur dekomunistizmin?!” Manja sherr me Alibeajn, ‘shigjeton’ Berishën: Ju keni sovjetikun e fundit “non grata” në grup!

Lajmi i Dites

Deputeti “Lavatriçe”/ Laert Duraj vazhdon e drejton Agjencinë Shtetërore Valutore te Posta Shqiptare

Deputeti “Lavatriçe”/ Laert Duraj vazhdon e drejton Agjencinë Shtetërore Valutore te Posta Shqiptare

15/08/2022, 11:15

Lajmet e fundit

Vuçiqi: Zbatimi i vendimit të Kosovës për targat mund të bëhet vetëm me dhunë

15/08/2022, 18:50

Pse “Vargjet Satanike” të Salman Rushdie mbetet kaq i debatuar, edhe pas disa dekadash

15/08/2022, 18:34

Begaj homazhe te varri i Rugovës dhe takon Kurtin: Do jem mbështetës i palëkundur i Kosovës

15/08/2022, 18:25

Ulet ndjeshëm numri i infektimeve me Covid-19, 89 raste të reja dhe asnjë humbje jete

15/08/2022, 18:18

“Energji vëllazërore”/ KESH shpëton Kosovën nga kufizimet e energjisë elektrike

15/08/2022, 18:17
Dollapë dhe sirtarë të kthyer përmbys, hajdutët i grabisin shtëpinë futbollistit të Valencias, teksa bënte debutimin në ndeshjen e parë (Foto-Video)

Dollapë dhe sirtarë të kthyer përmbys, hajdutët i grabisin shtëpinë futbollistit të Valencias, teksa bënte debutimin në ndeshjen e parë (Foto-Video)

15/08/2022, 18:12
Currently Playing

Fortex

Fortex

00:00:08

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

    The Instagram Access Token is expired, Go to the Customizer > JNews : Social, Like & View > Instagram Feed Setting, to refresh it.

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In