Politike22 Dhjetor 2022, 20:10

Sherri në Kuvend, ironizon Bejko: Mos o Gaz ç’na bëre, na prishe patarët e tenderëve

Shkruar nga Pamfleti
Sherri në Kuvend, ironizon Bejko: Mos o Gaz ç’na bëre, na

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama kanë pasur një debat të ashpër në Kuvend gjatë seancës së sotme, ku kanë përfunduar në ofendime.

Roland Bejko, ish-anëtar i kryesisë së PD-së, me anë të një statusi në Facebook ka ironizuar debatin. Marrë shkak nga grupi i Berishës i cili akuzon grupin e Alibeaj për bashkëpunim me Ramën.

“Mos o Gaz, na hoqe milionat nga duart”, shkruan Bejko me ironi për të nënkuptuar se të gjitha akuzat e kampit tjetër të PD-së, janë të pavërteta.

Statusi i plotë

“Mos o Gaz Bardhi, ç’ na bëre kështu që u zure me Ramën?!

E ke menduar mirë?!

Na prishe pazaret e tenderave, ooo zotëri!

Na hoqe milionat nga duart. Nuk ta kishim borxh këtë.

Mos i përmend me emra oligarkët o njeri, se do na mërzitësh foltoren e na djeg çdo shans bashkimi a bashkëpunimi me ta. Foltorja, këta që përmend ti si oligarkët e Ramës që i akuzon sikur po lobojnë për vota tek opozita për të zgjedhur Dvoranin e zi në Kushtetuese, i quan thjesht biznesmenë të mëdhenj.

Mos e tepëro kështu. Le të jemi të sinqertë me foltoristët tani.

Po ça them dhe unë….?

Ik o i shitur, ik, leri këto lojra duke bërë vet  sikur zihesh me Ramën për t’i hedhur hi syve Doktorit, Mulit, Mondit, Agronit, Albanës dhe gjithë ushtrisë së foltoristëve.

Kollaj e hanë ata këtë lojë.

Ooo Gaz-Alibasha, o pengu i Ramës!

Nuk ia hedh dot syrit vigjilent të foltores.

Pa le, e kishe lënë me Ramën të të gjunte dhe më grusht suratit. Po t’u prish skenari mor i shitur.

Nuk e pate këtë privilegj.

Mos aktro kot!”

Politike Gazmend Bardhi Kuvend