Politike24 Nëntor 2022, 13:33

Sherri pa mikrofon në Parlament/ Rama e kërcënon me gjyqin, Salianji: Hajdut me çizme, po vjedh llokma të mëdha

Shkruar nga Pamfleti
Sherri pa mikrofon në Parlament/ Rama e kërcënon me gjyqin,

Kryeministri Edi Rama ka replikuar sot me deputetin demokrat, Ervin Salianji gjatë debatit për marrëveshjen e Portit të Durrësit.

Teksa po fliste në foltore, Rama i është drejtuar Salianjit duke i kujtuar gjyqin që përfshiu edhe ish ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Nga ana e tij, demokrati Salianji iu përgjigj duke i thënë se “je një hajdut me çizme”.

Ai iu drejtua Ramës, se është në një gëzim të papërmbajtshëm për se se po vjedh.

Debati:

Rama: Ja politikanët që bëjnë politikë me dëshmitarë të sajuar dhe përballet gjykatave si tribun i lirisë

Salianji: Je ndyraq, e ke të papërmbajtshëm gëzimin se po vjedh llokmë të madhe. Je hajdut me çizme.

Politike Kuvend Rama salianji