Sport 8 Mars 2022, 23:10

Shëtitje për Bajernin ndaj Salcburgut, Levandovski shkruan historinë, perla e Lautaros nuk mjafton, Interi largohet me kokën

Shkruar nga Pamfleti
Shëtitje për Bajernin ndaj Salcburgut, Levandovski shkruan

Shëtitje për Bajernin ndaj Salcburgut, Levandovski shkruan historinë, perla e Lautaros nuk mjafton, Interi largohet me kokën lart (Video)

Bajerni i Mynihut është bërë skuadra e parë që kualfikohet në fazën çerekfinale të Ligës së Kampioneve.

Bavarezët treguan sot se janë shumë të fortë për një rival austriak si Salcburgu, duke i shkatërruar me rezultatin e thellë 7-1.

Në “Allianz Arena” ishte Robert Levandovski që udhëhoqi skuadrën e Nagelsman me një tripletë të frikshme në mintuën e 23, çka konfirmon edhe njëherë se mbetet një nga bomberët më efikas në Champions dhe jo vetëm.

Dy të parët e shënuar në minutat 12 dhe 22 u realizuan me penallti nga bomberi polak, ndërsa i treti një minutë pas penalltisë së dytë, duke u bërë kështu autori i tripletës më të shpejtë në Champions në fazën me eliminim direkt.

Robert Levandovski ka realizuar një hat-trick brenda 23 minutave kundër Salcburgut; tripleta më e hershme e shënuar ndonjëherë nga një lojtar në historinë e UEFA Champions League që nga fillimi i një ndeshjeje, duke kaluar Marko Simonen për Milanin kundër Rozenborgut në vitin 1996 (24 minuta)

Pas 3 golave të shpejtë, nuk ka më histori ndeshja që gjithsesi flet për Bajernin që shënon edhe 4 herë të tjera me Gnabri në mintuën e 31, Tomas Myller dy herë në minutat 54 dhe 83, dhe Sane në minutën e 85. Golin e flamurit për miqtë e shënoi Kjaergaard në minutën e 70 me duelin që u mbylle 7-1 për Bajernin

Me këtë sukses Levandovski me shokë kalojnë në çerekfinale dhe sigurisht që mbetet favorite numër 1 për të fituar trofeun e Championsit.

Perla e Lautaro Martinez dhe triumfi minimal në “Anfield” nuk mjaftoi! Interi eliminohet me kokën lartë nga Championsi. Të besuarit e Inzagit i shkuan shumë pranë mrekullisë ndaj Liverpulit, pas avantazhit 0-1 ndaj Liverpulit, por kartoni i kuq i marrë nga Aleksi Sançez në minutën e 63, prishi planet e zikaltërve,  të cilët zhvilluan një paraqitje dinjitoze.

Triumfi 0-2 i skuadrës së Klopit, në aktin e parë të zhvilluar në Milano, i siguroi biletën për në çerekfinale skuadrës angleze, e cila e pa veten në vështirë mbrëmjen e sotme. Gjithsesi rastet e shënimit për Liverpulin nuk munguan, ku Momo Salah goditi 2 herë shtyllën në pjesën e dytë, ndërkohë që në pjesën e parë, ishte Matip që tronditi traversën e Handanoviç. Në fund ishin të kuqtë ata që festuan këtë kualifikim, duke vijuar më tej aventurën në Champions.

Sport Bajerni i Mynihut Champions League Inter Liverpul Salcburg