Bota14 Nëntor 2022, 13:03

Shfaqet i relaksuar, Lavrov mohon lajmet për probleme shëndetësore: Janë lojë politike!

Shkruar nga Pamfleti

Kryediplomati rus, Sergei Lavrov ka hedhur poshtë zërat se ka probleme me shëndetin. Lavrov u shfaq me pantallona të shkurtra e bluzë sportive, nga hoteli në Indonezi, ku ndodhet për të marrë pjesë në samitin e G20.

Kjo lëvizje e ministrit të Jashtëm rus vjen pasi Moska mohoi me forcë raportet se ai ishte në spital.

Duke folur me agjencinë ruse të lajmeve TASS, ai tha se raportet ishin një “lojë politike”.

Në videon e shpërndarë nga zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova, ai pyetet për raportet se është i sëmurë.

Ai përgjigjet se kjo nuk është e vërtetë.

Duket se ka një konfuzion këtë mëngjes lidhur me ministrin e jashtëm rus Sergei Lavrov pas raportimeve se ai ishte shtruar në spital pas mbërritjes në samitin e G20.

Rusia ka mohuar menjëherë raportet, të cilat kishin ardhur fillimisht nga zyrtarë indonezianë duke folur për “Associated Press”.

Guvernatori i Balit i ka thënë tani agjencisë së lajmeve “Reuters” se Lavrov u dërgua në spital për një “kontroll” por “u kthye menjëherë” dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Lavrov at his hotel in Bali. Says reports about his health are a "political game" https://t.co/OddllPDgq7 pic.twitter.com/GKu0Ffo1st

— Pjotr Sauer (@PjotrSauer) November 14, 2022

Bota Lavrov