Kulture16 Korrik 2022, 19:24

Shfaqja ‘Në kujtim të Adem Demaçit dhe Ukshin Hotit’, së shpejti në Prishtinë

Shkruar nga Pamfleti
Shfaqja ‘Në kujtim të Adem Demaçit dhe Ukshin

Muzeu i Burgut të Prishtinës (Burgu i Idealit) para pak ditësh mbajti ekspozitën në ndër të ish të burgosurve politik, duke i hapur dyert për vizitor dhe për ta shpalosur jetën brenda mureve të këtij burgu bashkë me historitë e secilit të burgosur aty. Pos ekspozitës dje u mbajt edhe promovimi i librit “Hije të Shtrembëruara: Libër kujtimi me rrëfimet e ish të burgosurve politikë në burgun e Goli Otokut”, me histori e tregime të ish të burgosurve politik, shumë vite më parë.

Ekspozita dhe libri, nuk janë të vetmet projekte që u organizuan, shfaqja me regji të Kushtrim Mehmetit dhe Kaltërim Balajt, dramaturgëve Pashtrik Brahajt dhe Florent Kurtalanit, do të vij në ‘Burgun e Idealit në tri data. Parapremiera luhet të dielën me 17 korrik, premiera të hënën me 18 korrik dhe repriza menjëherë të nesërmen me 19 korrik.

Shfaqja zhvillohet në Muzeun e Burgut të Prishtinës “Burgu i Idealit”
•          Parapremiera: 17.07.2022, 21:00h
•          Premiera: 18.07.2022, 21:00h
•          Repriza: 19.07.2022, 21:00h

Për shkak të skenave të ndjeshme, pjesëmarrja në shfaqje lejohet vetëm për mbi 18 vjeçarët. Po ashtu, rekomandohet të mos marrin pjesë personat që nuk janë në gjendje të mire shëndetësore dhe personat që kanë frikë të qëndrojnë në hapësira të mbyllura (klaustrofobët).

Shfaqja “Burgu Politik – Në kujtim të Adem Demaçit dhe Ukshin Hotit” u zhvillua nga regjisorët, Kushtrim Mehmeti dhe Kaltërim Balaj, dramaturgët Pashtrik Brahaj dhe Florent Kurtalani, ndërsa luajnë aktorët/et, Fitore Jashari, Mikel Markaj, Shaban Behramaj, Art Pasha, Blendon Ahmeti dhe Lorent Pacolli, muzika e kompozuar nga Lulzim Lushtaku, ndriçimi, Skender Latifi.
Shfaqja teatrore “Burgu Politik – Në kujtim të Adem Demaçit dhe Ukshin Hotit” u mundësua nga organizata ETEA me mbështetje nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Duke qenë se numri i audiences është i kufizuar, përfshirja në shfaqje është e mundshme vetëm përmes aplikimi online.

Kulture Kosove Muzeu i Burgut të Prishtinës