Kronike 7 Tetor 2022, 09:39

Shfrytëzonte prostituta dhe “zbardhte” Durrësin me kokainë, ndërron jetë ish-lojtar i Kombëtares

Shkruar nga Pamfleti
Shfrytëzonte prostituta dhe “zbardhte” Durrësin me

Hektor Psatha është viktima e aksidentit të ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës në orët e para të mëngjesit të së premtes.

44-vjeçari portier tek ekipet e minifutbollit të “Teutës”, ish-lojtar i Teutës dhe ekipit kombëtar u arrestua në 2017 për prostitucion dhe kokainë.

I njohur ndryshe si “Tori” ose “Psatha i tmerrshëm” shfrytëzonte femra për prostitucion kundrejt 50 eurove dhe shpërndante kokainë në lokalet e zonës së Plazhit.

Psatha ka qenë futbollist i Kombëtares. Bëhet fjalë për futbollin e sallës dhe ekipit kombëtar të Shqipërisë.

Psatha madje ka marrë pjesë në dy kampionate botërore.

Ai u arrestua më 7 tetor një hetimi 6-mujor dhe vëzhgimi të gjatë, ku sipas policisë u vërtetua se shfrytëzonte femra për prostitucion kundrejt 50 eurove dhe shpërndante kokainë në lokalet e zonës së Plazhit.

Për më tepër Psatha rezulton person me precedentë penal të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër pronës.

 

 

Kronike #Hektor Psatha ndërron jetë