Aktualitet 2 Prill 2018, 11:39

‘Shfrytëzuesi’ i fëmijëve në protestë, ngre lart dy gishtat

Shkruar nga Pamfleti

'Shfrytëzuesi' i fëmijëve në protestë, ngre lart dy gishtat

Taksa 5 euro ka shkaktuar irritimin  e qytetarëve, që kaluan në vandalizëm, duke djegur dhe shkatërruar sportelet. Por si çdo protestë, edhe kësaj rradhe politika nuk i ka mbajtur dot larg hundët.  Opozitës i ka ardhur një dorë një kauzë për të filluar “gam –gamet” e rradhës.

Edhe djali i Fahri Balliut kishte mbledhur  ca fëmijë dhe i kishte dërguar para ambienteve të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, për të kërkuar lirimin e 23 të arrestuarve për tubimin në Rrugën e Kombit. Diçka e tillë është e ndaluar pasi fëmijët nuk lejohen të marrin pjesë në tubime politike.

Djali i Fahriut ka lëshuar një sërë akuzash ndaj kryeministrit  dhe e ka konsideruar arrestimin e protestuesve kauzë politike.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
“Jemi të mbledhur këtu për një nismë të madhe. Ajo parti ka qenë kundër marrëdhënieve me Kosovën. Arrestimet janë politike të një mentalitetit politik. Për dy pare më shumë Edi Rama do të arrestojë shqiptarët. Ka pasur provokime nga policia e Shtetit. Atyre u është kërkuar që të bëjnë një hap pas. Ai duhet të shoh te drejtoria e policisë, që i kanë drejtorët në drejtim të paditur, Habilajt, Balilin. Të jetë për kriminel, të shohin Saimir Tahrin dhe jo këta qytetarë që interesohen për interes kombëtar. Janë po të njëjtën, bijë të etërve. Ne jemi në mbështetje të qytetarëve, një revoltë e qytetarëve që kanë të drejtë t’i dalin në ballë kësaj qeverie”, tha Balliu.

Kryesore 'Shfrytëzuesi' i fëmijëve në protestë ngre lart dy gishtat