Politike25 Tetor 2018, 20:53

‘Shif se do vijnë FNSH’! Çfarë bisedoi Dako me anëtarin e bandës së Shijakut, dalin detaje nga përgjimi (Doku

Shkruar nga Pamfleti

'Shif se do vijnë FNSH'! Çfarë bisedoi Dako me anëtarin e bandës së Shijakut, dalin detaje nga përgjimi (Dokumenti)

Detaje të reja janë zbardhur nga përgjimi, që fundos kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon. Në dokumentin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Dako rezulton të jetë përgjuar me një nga anëtarët e grupit të ‘Avdylajve’, në Shijak, i cili është arrestuar dhe akuzohet për trafik ndërkombëtar droge.

Sipas dokumentit, të publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, Jasin Avdyli i njohur si ‘Cine’, të cilit i mbaron numri në fund me 489 i ka dërguar një mesazh në telefon Vangjush Dakos, të cilit i mbaron numri në fund me 300, ndërsa i thotë se do të vijnë FNSH.

“Shif se do të vijnë FNSH, këtu tek unë, kështu më thanë. Cini jam”- thuhet në SMS.

Pjesë nga dosja e Prokurorisë për përgjimet publikuar nga Berisha:

Lënda narkotike të llojeve të ndryshme pasi trafikohet nga vende të ndryshme, shpërndahet më pas nëpërmjet lidhjeve të tyre në tregun e brendshëm. Jasin Kala alias “Cine”, rezulton se është banor në Shijak. Ka përdorur gjeneralitetit Jasin Avdyli. Përdor nr.tel. cel. 069***, 069**, 069**, 069**, 069** dhe +3168553***. Gjatë kësaj kohe janë evidentuar një sërë përgjimesh telefonike, të Jasin Kalës jo grupeve të tjera, ku pjesa më e madhe e tyre rezulton nga i njëjti vend Shijaku (Ku evidentohen takime, biseda të përgjimeve dhe aktivitet në bashkëpunim edhe me Astrit Avdyli apo edhe me Hajri Seferin), Megjithatë veprimtaria e tyre shtrihet ndërnacionale.

Sipas përgjimeve telefonike të numrave +489, më datë 13.07.2018, komunikon me +300, ku i shkruan sms “Shif se do të vijnë FNSH, këtu tek unë, kështu më thanë. Cini jam”, ku komunikuesi i dytë i kthen përgjigje se ishte në Itali: +489 komunikon me +765 të cilin e bën me dije se ishte me drejtorin e INUK-ut dhe kishte rregulluar punën për ta marrë atë për shezllone/ +489 më datë 29.08.2018, komunikon me +030, të cilin e bën me dije se makina ishte 105 000 euro në shitje, 10 000 euro do t’i zbriste për të, 95.000 euro dhe të dy makinat po i vlerësonte 45.000 euro/+489 më datë 11.09.2018 komunikon me +999 të cilët lënë për t’u takuar për nga afër, +489 komunikon me +777, të cilët lënë për t’u takuar për të pirë një kafe nga afër në Tiranë. +317 komunikon me +511, duke i thënë se do të kalonte të nesërmen paradite të mbaronin punë pas pagesës’; +489 komunikon me disa numra, ndër ta me +987, ku përmbajtja e bisedës lidhet me një shumë prej 1800 euro.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Politike Pergjimet Sali Berisha Vangjush Dako