Aktualitet16 Korrik 2022, 14:14

Shihemi të Martën! BE paralajmëron hapjen e negociatave për Tiranën dhe Shkupin

Shkruar nga Pamfleti
Shihemi të Martën! BE paralajmëron hapjen e negociatave për

Komisioneri për Zgjerimi i Bashkimit Europian, Oliver Varhelyi ka reaguar pas miratimit të propozimit francez nga parlamenti i Maqedonisë së Veriut.

Ai thotë se të martën do të takohen në Bruksel për hapjen e nogaciatave.

“Unë mirëpres rezultatin e votimit të sotëm pas ditëve të fundit të diskutimeve të qëllimshme në Parlament duke dhënë mandat të qartë për Qeverinë për të filluar IGC-në e parë bazuar në propozimin e Franës. Mezi presim hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut të martën ndërsa takohemi për IGC në Bruksel. RMV i përket BE”, shkruan diplomati i BE.

I welcome the result of today’s vote after last days of deliberate discussions in Parliament giving clear mandate for Gov’t to start 1st IGC based on FR proposal. We look forward to open accession negotiations w/ ?? on Tuesday as we meet for the IGC in Brussels. ?? belongs to ??

— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) July 16, 2022

Edhe presidentja e Komisionit Europian, Ursua Von der Leyen ka reaguar për miratimin e propozimit francez.

“Urime Maqedonisë së Veriut për votimin që tani hap rrugën për hapjen e shpejtë të negociatave të anëtarësimit. Ishte një mundësi historike. Dhe ju e kapët atë. Një hap i madh në rrugën tuaj drejt një të ardhmeje evropiane. E ardhmja juaj.”- shkruan ajo.

?? Congratulations to North Macedonia on the vote that now paves the way for opening the accession negotiations rapidly.
 
It was a historic opportunity.
 
And you seized it.
 
A big step on your path towards a European future. Your future.

— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) July 16, 2022

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi propozimin francez me 68 vota “pro” pasi deputetët e opozitës bojkotuan momentin kur do votohej.

Pas orëve të gjata debatesh, që zgjatën për tre ditë dhe mes zhurmës së vuvuzelave të opozitës në sallë, qeveria maqedonase arriti të sigurojë votat, vendim përmes të cilit hapet rruga drejt integrimit europian.

Pritej pikërisht ky moment, pas të cilit Brukseli të shprehej zyrtarisht për fatin e negociatave mes Bashkimit Europian, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Sipas deklaratave të ardhura nga politika shqiptare, por dhe ajo europiane, pritet që të hënën ose të martën të organizohet dhe tryeza e parë ndërqeveritare.

Kryesore BE negociatat Shkupi Tirana