Sport12 Shtator 2018, 20:31

Shiriti i kapitenit të Astorit? Liga italiane merr vendimin

Shkruar nga Pamfleti
Shiriti i kapitenit të Astorit? Liga italiane merr vendimin

Tashmë është zyrtare, kapiteni i Fiorentinës do të ketë shirit kapiteni të veçantë nga të tjerët. Liga Italiane e futbollit ka vendosur që vetëm për kapitenin e Fiorentinës të mos zbatohet rregulli për uniformitetin e shiritit të kapitenit.

Vendimi është marrë nga asambleja e Ligës Italiane të Futbollit dhe German Pacella këtë sezon do të ketë një shirit kapiteni unik në Serie A. Në shiritin e kapitenit të ekipi violë janë të shënuara simbolet “DA 13” dhe stema e Fiorentinës.

Përjashtimi erdhi për shkak të rëndësisë simbolike që kishte ky shirit në dallim nga të tjerët, pasi është një dedikim për ish-kapitenin e kësaj skuadre, Davide Astori, i cili ndërroi jetë në mënyrë tragjikë disa muaj më parë.

Sport Fiorentina Kapiteni Shirit