Politike 6 Shkurt 2023, 22:01

SHISH vijon të mbetet në duart e këshilltarit të Ramës, Begaj: Jemi në konsultime, por nuk kemi emra

Shkruar nga Pamfleti
SHISH vijon të mbetet në duart e këshilltarit të Ramës,

Presidenti Bajram Begaj thotë se është në komunikim të vazhdueshëm me kryeministrin Edi Rama për përzgjedhjen e kreut të ri të Shërbimit Informativ Shtetëror.

Në një intervistë për emisionin “Pa Censurë”, Begaj u shpreh se ende nuk kanë ardhur propozime konkrete për kreun e SHISH, por theksoi se në drejtim të këtij institucioni duhet të jetë një njeri me integritet dhe profesionist.

Pyetje: U bënë disa javë që jeni në konsultime me kryeministrin për emrin e drejtuesit të ri të Shërbimit Informativ. Pse po vonoheni kaq shumë? Kaq e vështirë është të gjendet dikush me integritet dhe profesionist për këtë post delikat?

Bajram Begaj: Dua të sqaroj se aspak nuk është e vështirë që në vendin tonë të ketë kapacitete njerëzore me profesionalizëm të lartë, me integritet të lartë për të qenë drejtues i SHISH. SHISH është një institucion mjaft i rëndësishëm i sigurisë sonë kombëtare dhe procesi i përzgjedhjes, natyrisht, që do të kalojë hallkat institucionale.

Pyetje: Ju ka sjellë kryeministri një emër?

Bajram Begaj:Nuk kam një emër konkret në tavolinë. Ju thashë, përzgjedhja e emrit do të bëhet në bazë të meritave individuale, kapaciteteve profesionale dhe integritetit njerëzor. Jemi në proces.

Pyetje: Po konsultohet kryeministri me ju ndërkohë, pra përpara se ta sjellë emrin?

Bajram Begaj: Patjetër, e thashë dhe në një intervistë të mëparshme që konsultimi është i domosdoshëm.

Kreu i Shtetit gjithashtu komentoi edhe dekretimin për emërimin e ambasadorëve të rinj në vendin tonë.

Ai u shpreh se përzgjedhja e kandidatëve më të mirë do të bëhet sipas ligjit. I pyetur se sa do të zgjasë në kohë, Begaj u shpreh se mund të zgjasë më pak se 6 muaj.

Pyetje: Një nga kompetencat e Presidentit është dekretimi për emërimin dhe shkarkimin e ambasadorëve, me propozim të kryeministrit. Pothuaj të gjithë ambasadorëve u ka kaluar afati i emërimit me disa vite dhe ata vazhdojnë të qëndrojnë në detyrë. Ju duket normale kjo që psh një ambasador të qendrojë 6-7-8 vjet në një vend, kur duhet të qendrojë vetëm 3? Keni kërkuar shpjegime nga qeveria?

Bajram Begaj: Është fakt që është zgjatur mandati i ambasadorëve përtej kohës që parashikon ligji i Shërbimit të Jashtëm. Në 6 janar 2023, së bashku me Kryeministrin, kemi biseduar për ndryshimin e ambasadorëve. Procesi do të ndjekë rrugën e zbatimit me shumë saktësi të procedurave dhe rregullave që janë të përcaktuar në ligjin e Shërbimit të Jashtëm dhe në Rregulloren e Shërbimit të Jashtëm.

Përsa i përket konsultimeve, personalisht, mendoj që çdo konsultim është i shëndetshëm në demokraci, sepse ky konsultim do të harmonizonte më mirë kërkesat për poste të caktuara ambasadorësh dhe të gjitha institucionet do të ishin kontributorë.

Me këtë rast, do të realizohej përzgjedhja e kandidatëve më të mirë, të cilët do të jenë përfaqësuses të popullit shqiptar në vendet mike, në vendet partnere dhe organizata ndërkombëtare. Është shumë e rëndësishme të shtoj që ne jemi edhe në proces integrimi në BE. Është shumë e rëndësishme përzgjedhja e njerëzve të duhur për të qenë përfaqësues të vendit.

Pyetje: Sa kohë mund të duhet për këtë, deri në sjelljen e kandidaturave, pas bisedës që keni bërë me kryeministrin në 6 Janar?

Bajram Begaj: Procesi i përzgjedhjes së kandidatëve do të ndjekë rreptësisht procedurën dhe rregullat e përcaktuara në ligjin për Shërbimin e Jashtëm dhe në Rregulloren e Shërbimit të Jashtëm.

Pyetje: Keni një ide se kur mund të plotësohen vendet me ambasadorë të rinj?

Bajram Begaj: Është një bashkërendim midis gjithë institucioneve.

Pyetje: Po, e kuptoj, që do të vijë propozimi nga Ministria e Jashtme, në Kryeministri, në Kuvend dhe pastaj tek ju….

Bajram Begaj: Nuk është vetëm kaq. Janë edhe institucione të tjera ligjzbatuese që do të japin mendimin e tyre.

Pyetje: Por, e gjithë kjo procedurë, mund të zgjasë 6 muaj të tjerë, 1 vit?

Bajram Begaj: Nuk besoj. Procedura do të jetë korrekte ligjore.

Pyetje: Ndërkohë, jeni në konsultim me kryeministrin për këtë çështje? Pra, qeveria do të kryejë një proces paraprak konsultimi me ju, në mënyrë që ju të mos ktheni mbrapsht propozimet?

Bajram Begaj: Siç e thashë, jam në proces bisedimesh me kryeministrin.

Pyetje: Shqipëria ka ende të hapur çështjen e kufijve detarë me Greqinë. Sa jeni investuar ju në këtëçështje për të kërkuar informacion? Jeni informuar nga Ministria e Jashtme në ç’pikë jemi aktualisht me këtëçështje?

Bajram Begaj: E kam përmendur dhe në njëintervistë tjetër – çështje të vjetra dhe të reja me shtetin fqinj grek do të zgjidhen duke u bazuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, në vendimet e Gjykatës Kushtetuese, në marrëveshjet dhe në të drejtën ndërkombëtare. Jam informuar nga Ministria e Jashtme që, në dhjetor, janë bërë konsultime diplomatike dhe bisedime për të përcaktuar modalitetet dhe procedurat që do të ndiqen për këtë çështje.

Pyetje: Bisedime për çfarë? Disa detaje mëshumë?

Bajram Begaj: Për kufizimin e zonave detare dhe, nëpërmjet koordinatave, përcaktimin e Zonës Ekonomike Ekskluzive.

Pyetje: Pa shkuar në Hagë?

Bajram Begaj: Procedura do të vijë nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme. Teknikalitetet e tjera, kur të më vijnë, do t’jua them.

Pyetje: Do të shkojë kjo çështje në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës? E keni këtë informacion, sepse kështu është thënë më herët.

Bajram Begaj: Është shprehur që do tëshkojë në Gjykatën e Hagës, por, në rast se mëkërkohet një autorizim nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, unë do të shprehem konform kërkesës së bërë nga kjo ministri dhe duke zbatuar Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, vendimet e Gjykatës Kushtetuese, marrëveshjet dhe të drejtën ndërkombëtare.

Pyetje: Keni vullnet për ta dhënë autorizimin menjëherë apo do të shikoni cdo detaj? Paraardhësi juaj, presidenti Meta e ka patur shumë problem këtëçështje, pasi thoshte se nuk kishte aspak transparencënë këtë pikë. Ju e keni problemin e transparencës apo keni bashkëpunim me institucionet e qeverisë?

Bajram Begaj: Sapo e përmenda që kam informacion nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme për konsultimet diplomatike. Nuk kam njëdokument shkresor të ardhur. Në momentin që do tëkem dokumentin shkresor, do të veproj bazuar në tëgjitha referencat që përmenda, por unë nuk mund tëkomentoj apo të jap shpjegime në lidhje me qendrimet e paraardhësve të mi.

Pyetje: Përcaktimi i Zonave Ekonomike Ekskluzive bëhet përpara se çështja të shkojë në Hagëapo pas? Nuk ka shumë transparencë për këtë çështje dhe nuk dihen shumë mirë këto gjëra.

Bajram Begaj: Këto janë teknikalitete, nëse do të kërkohet një grup teknik që do të ngrihet për këtëçështje, ata do ta dinë më mirë për ta përcaktuar.

Politike #Begaj Rama SHISH