Politike13 Tetor 2018, 10:57

‘Shitblerësit e gjakut’! Deklarata bombastike kundër politikanëve: Oligarkia kriminale po na helmon, me gjakun to

Shkruar nga Pamfleti
‘Shitblerësit e gjakut’! Deklarata bombastike kundër

'Shitblerësit e gjakut'! Deklarata bombastike kundër politikanëve: Oligarkia kriminale po na helmon, me gjakun tonë paguajnë servilët!

Ish-studenti i Lëvizjes Studentore, Arian Nikaj, ka shpërthyer me tone të ashpra ndaj politikanëve shqiptarë, duke i cilësuar të gjithë ‘shitblerës të gjakut’.

Në një postim në ‘Facebook’, Nikaj shkruan i revoltuar se këtu shitet gjaku, jeta, dinjiteti, nëna, babai, fëmija. Ai shënjestron më tepër Bashën dhe Berishën, duke shkruar se ata blenë gjakun e viktimave të 21 janarit.

“Shitblerësit e gjakut. Ai bleu gjakun e viktimave të 21 Janarit. Ata vetë i quan viktima se po mos ta quante veten ortak me Berishën do ti quante së paku martirë dëshmor ose heronjë të protestës. Habitem si mund të kërkojnë protestë ata që shitën gjakun dhe vuajtjet dhe presin këstin e rradhës?! Këtu shitet gjaku, jeta, dinjiteti, nëna, babai, fëmija dhe….

Oligarkia kriminale i blen me lekët e prodhuara nga gjaku juaj, vuajtja juaj, puna juaj, prona juaj, pasurit e burimeve natyrore që është pronë e çdo shtetasi. Paguajnë me gjakun tuaj servilët, pazhët, maxhordomët, shërbëtorët, tam-tam allaramsit. Oligarkia kriminale ka arritur perpetum mobilen e saj prodhon gjak, vuajtje i shet bën flori dhe me flori prodhon viktima martira dhe gjak të ri për të mbyllur ciklin e pasurimit dhe mbajtjes së pushtetit.

Po perpetum mobile nuk ekziston në realitet dhe humbja e energjisë rrjedh si hemoragji nga trupi i kombit nga njerzit që ikin përditë , si për të na kujtuar vdekjen e “ëmbël” e pandier që vjen nga humbja e gjakut, që nuk na vjen vetëm nga emigrimi, por dhe nga vrasjet që na dhurojnë përditë nga aksidentet, sëmundjet, helmimet e ngadalta”, shkruan Nikaj.

Politike 21 Janari arian nikaj Lulzim Basha Sali Berisha