alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Shitja e sekreteve shtetërore, gazetari nxjerr detajet: Spiuni “Çelësi” ndodhej në zyrën e presidentit Meta

02/07/2022, 12:19
ne Aktualitet, Tirana
A A

Gazetari Elton Qyno përmes një postimi në Facebook thotë se agjenti “Çelësi”, i cili tentoi të shesë informacione të klasifikuara si sekrete shtetërore për një diplomat të huaj, nga vendet “jomiqësore”, dyshohet se ka qenë një punonjës pranë zyrës së Presidentit të Republikës së Shqipërisë, i cili tashmë është shkarkuar, sipas SHISH.


-Lexo edhe:

Gomonet me shqiptarë, ambasadori britanik takon Nanon: Të gjithë do kthehen në vendin e tyre, nuk do lejojmë emigrantë të paligjshëm

Qeverisemi nga xhambazë turbofolk e anadollakë, rrugët që të lidhin me Korçën dhe Shkodrën për faqe të zezë

Qyno shkruan se vetë SHISH, e evidenton në raport këtë agjent si punonjës të institucionit “A”, që sipas ndarjes alfabetike rezulton të jetë institucioni i parë i shtetit, Presidenca, dikaster ky që furnizohet në mënyrë të përditësuar me informacion sekret nga Shërbimi Informativ Shtetëror dhe Shërbimi Informativ Ushtarak.

Gazetari gjithashtu bën me dije se në tetor të vitit 2021, prokurori i SPAK Altin Dumani ka urdhëruar kontroll të banesave të personave të dyshuar në spiunazh, si Frederik Ymeri, Luftar Çunaj, Bashkim Abazi, Gjergji Koti.

Shkrimi i plotë i gazetarit Elton Qyno:

Agjenti “Çelësi” është në Presidencë, në Tetor 2021 SPAK kontrolloi pesë shtëpi, 2 ishin të Fredi Ymerit

Agjenti “Çelësi”, dyshohet se është një punonjës pranë zyrës së Presidentit të Republikës së Shqipërisë, dikaster ky që furnizohet në mënyrë të përditësuar me informacion sekret nga Shërbimi Informativ Shtetëror dhe Shërbimi Informativ Ushtarak.

Vetë SHISH, e evidenton në raport këtë agjent si punonjës të institucionit “A”, që sipas ndarjes alfabetike rezulton të jetë institucioni i parë i shtetit, Presidenca.

SHISH dhe SHIU, çdo ditë dhe thuajse çdo 30 minuta informojnë me raporte të ndryshme në mënyrë permanente institucionin e presidenncës, mbi aktivitete të dryshme dhe ngjarje të ndodhura, brenda dhe jashtë vendit. Ndaj dhe SHISH, punonjësit e këtij institucioni dhe personelin që shërben pranë Objekteve të Rëndësisë së Veçantë (ORV), i mban në monitorim mbi takimet dhe kontaktet e tyre të papërshtatshme me persona të huaj në Shqipëri.

Mësohet se ky rast është një episod i veçuar nga dosja tjetër e SHISH dhe SPAK, të cilën e kam botuar. Pikërisht në këtë dosje që hetohet nga prokurori Altin Dumani, jepen raporte dhe situata të kontrollit të banesave të personave të dyshuar në spiunazh, si Frederik Ymeri, Luftar Çunaj, Bashkim Abazi, Gjergji Koti.

Kontrollet janë ligjëruar nga prokurori Dumani dhe më pas kanë qënë agjentët e antiterrorit ata të cilët kanë shkuar në mesnatë nëpër shtëpia. Dy shtëpitë e para që janë kontrolluar, kanë qënë ato të Frederik Ymerit, ish-Drejtorit të Krimit të Organizuar në Shërbimin Informativ Shqiptar. Apartamenti i tij që ndodhet në afërsi të tregut Çam dhe shtëpia dy katëshe në Farkë, i është nënshtruar një kontrolli të imtësishëm, ku oficerët mësohet se kanë sekuestruar dokumenta, Lap-Top, USB dhe sende të tjera që janë në verifikim për procedimin penal Nr.3.

Qëllimi i këtij kontrolli të kryer në muajin Tetor 2021 të kryer në banesat e personave të selektuar nga SHISH si pjesë e një celule spiunazhi, është bërë për gjetjen e dokumentave të ndryshme me karakter “Sekret Shtetëror”, shënime të ndryshme dhe dokumenta që janë të falsifikuara.

Gjithashtu në focus të kontrollit të shtëpive dhe zyrave kanë qënë sekuestrimi i kompjuterave, Lap-Top, USB, karta memorie dhe paisje të tjera elektronike si telefonat.

Gjithashtu synimi ka qënë në sekuestrimin e shumave të parave në Lekë apo valutë të huaj si dollar dhe euro, të cilat mund të jenë mbajtur në banesë dhe përfituar nga aktivitet kriminal i tyre.

Mësohet se një pjesë e materialeve që janë gjendur në banesa dhe sekuestruar nga agjentët e antiterrorit, kanë qënë materiale pune qysh nga koha kur këta personazhe kanë shërbier pranë Aparatit Qëndror të Shërbimit Informativ Shtetëror.
Gjithashtu të sekuestruara nga OPGJ janë dhe dhjetëra studime dhe broshuara të ndryshme mbi krimin dhe spiunazhin.

ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Aktualitet

Gomonet me shqiptarë, ambasadori britanik takon Nanon: Të gjithë do kthehen në vendin e tyre, nuk do lejojmë emigrantë të paligjshëm

12/08/2022, 22:53
Aktualitet

Qeverisemi nga xhambazë turbofolk e anadollakë, rrugët që të lidhin me Korçën dhe Shkodrën për faqe të zezë

12/08/2022, 20:19
Covid-19

Rritet numri i infektimeve me Covid-19, 695 raste të reja dhe një humbje jete

12/08/2022, 17:53
Aktualitet

Sulmi kibernetik, rikthehen 1224 nga 1225 shërbimet që ofrohen në e-Albania

12/08/2022, 15:58
Seminari i Gjuhës Shqipe pa pjesëmarrës nga Rusia
Aktualitet

Seminari i Gjuhës Shqipe pa pjesëmarrës nga Rusia

12/08/2022, 14:47
Shqipëria nën pushtetin e flakëve, Emergjencat Civile përditësojnë të dhënat: 25 vatra zjarri në 24 orët e fundit
Aktualitet

Shqipëria nën pushtetin e flakëve, Emergjencat Civile përditësojnë të dhënat: 25 vatra zjarri në 24 orët e fundit

12/08/2022, 11:01
Kliko me shume
Lajmi Tjeter

Neglizhohet restaurimi i Kullave të Jasharëve, donatorët e huaj më të interesuar se qeveritë!

Me amnistinë e Edi Ramës përfitojnë trafikantë rusë, turq, serbë, etj.; Antonio Gallo, Niku e 9 bosë të “Ndraghet’a”

Me amnistinë e Edi Ramës përfitojnë trafikantë rusë, turq, serbë, etj.; Antonio Gallo, Niku e 9 bosë të “Ndraghet’a”

Lajmi i Dites

Kleçka e dosjeve të reja të Ilir Metës që u depozituan në SPAK

Kleçka e dosjeve të reja të Ilir Metës që u depozituan në SPAK

12/08/2022, 14:27

Lajmet e fundit

Osmani i shpreh ngushëllime Gjukanoviçit dhe malazezëve për tragjedinë në Mal të Zi

12/08/2022, 23:06

Gomonet me shqiptarë, ambasadori britanik takon Nanon: Të gjithë do kthehen në vendin e tyre, nuk do lejojmë emigrantë të paligjshëm

12/08/2022, 22:53

Zbardhet urdhri për kontrollin e shtëpisë së Trump, FBI sekuestroi 20 kuti me të dhëna sekrete; detajet si u bastis banesa

12/08/2022, 22:49
Vila e ndërtuar në Biarritz, Francë, me vlerë 5.3 milion € dhe është e regjistruar në emër të Artur Ocheretny

Ish-bashkëshortja e Putinit vila miliona euro, udhëtime dhe jetë mes luksit, si po ju shpëton sanksioneve Lyudmila (Foto)

12/08/2022, 22:29

Detajet tronditëse nga ngjarja në Malin e Zi/ 34-vjeçari vrau fillimisht fqinjën me fëmijët e saj, u ekzekutua nga një banor i lagjes

12/08/2022, 21:53

Me kërkesë të prokurorisë, gjykata konfiskon pasaportën e Zhan Mitrevit

12/08/2022, 21:53
Currently Playing

Fortex

Fortex

00:00:08

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

    The Instagram Access Token is expired, Go to the Customizer > JNews : Social, Like & View > Instagram Feed Setting, to refresh it.

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In