Kosova20 Nëntor 2022, 12:18

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Natën e fundit në Kosovë ka pasur reshje të vazhdueshme shiu të cilat po vazhdojnë akoma.

Tri kanale në Pejë rrezikojnë të dalin nga shtrati si pasojë e shiut që ka përfshirë gjithë Kosovën.

Ndërkaq rezultat i shiut qytetarët e Mitrovicës kanë mbetur pa ujë.

“Si pasojë e reshjeve të mëdha atmosferike dhe ngritjes së nivelit të turbullshmërisë së ujit të pa përpunuar është ndërprerë prodhimi i ujit në Impiantin e Shipolit dhe Balincit dhe me ketë edhe furnzimimi me ujë të pijes. Për zhvillime të reja në lidhje me rikthimin e furnizmit me ujë të pijes do u informojmë me kohë”, thuhet në njoftimim e kompanisë Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica”.

Ndërkohë, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajërmuar rrezikun për vërshime si pasojë e reshjeve të dendura.

Prishtine

Kosova