Të gjithë, qeveria, kriminelët, diplomacia, mediat, burokracia, fërkojnë duar për ngjarje që të kenë arsye të bëhen të gjallë, të kenë ç’të flasin…
Shkruan Sokol Pepushaj
Shiu ka bashkuar Sali Berishën dhe Yuri Kim. Të dy kanë përjetuar të njëjtën ndjenjë, kanë shkruar të njëjtat fjalë zemre, kanë ndjerë dhimbjen për humbjen e jetës së Pjetrit dhe djalit të tij Jason Rushaj, me të njëjtën peshë.
Ndryshe janë shfaqur në këto ditë me përmbytje Edi Rama dhe Ilir Meta.
Babloku nuk ka informacione kaq të detajuara. Vazhdon të gjuajë “Peshk”.
Në raportimet e para, mund të themi se s’kemi qytete që nuk i “mbyt” shiu, altoparlantë e “brekë” që nuk i grisin dhe orientojnë për nga duan 4 Klanet mafioze që drejtojnë 20 familjet kriminale, deklaratë që nuk i ngjan një deklarate tjetër.
More, se këta që po flasin për shiun, a dini gjë pse nuk kanë zë për inceneratorët, pasuritë që shihen në Gji të Lalzit dhe Kodrën e Diellit, për vrasje në mes të Triranës!?
Ç’na dalin edhe këtu vrasjet?
Mos vallë Ilir Meta po stërvitet në Malin me Gropa?
Se po, si në Italinë e viteve ’90 mund të ketë ngjarje të forta në kupolën ku është vjedhur aq shumë, se ka humbur sensi.
Të gjithë, qeveria, kriminelët, dilomacia, mediat, burokracia, fërkojnë duar për ngjarje që të kenë arsye të bëhen të gjallë, të kenë ç’të flasin. Bie shi, ja si shtyhen kush të ofrojë “çadra”; bie borë, mbushin deklaratat me “batonije”; vjen i nxehti, “shuajnë” zjarret me helikopterë…
Vetëm në kësi rastesh, normale për gjithë Botën, këta vendosin komunikimin e humbur me komunitetin.
Pra, kur bie shi, bëjnë “vrima” në ujë.
E pra, në paste “vrima” andej nga Olimpi, do kemi jo lajm përmbi lajm, por edhe rastin e parë të mbajtjes së fjalës.
Do flitet me entuziazëm se ish presidenti nuk u vetëvra si antiamerikan, por si tradhtar i Edi Ramës dhe poliagjent i Komitetit të Sigurimit të Shtetit të Bashkimit Sovjetik (KGB).
Deklaratën e ambasadës amerikane se “Jemi të pikëlluar për vdekjen dhe dëmet që rezultuan nga përmbytjet shkatërruese në veriun e Shqipërisë. Shprehim ngushëllime për familjet e atyre që humbën njerëzit e tyre të dashur dhe respekt për guximtarët shqiptarë që ndihmojnë bashkëqytetarët e tyre. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë mbështetje sipas nevojës” , a e kishit dëgjuar nga goja e Sali Berishës disa orë më parë?
Ne i kemi të plota deklaratat e doktorit. Jo vetëm esenca, por edhe lënda ngjajnë aq sa dikush po më thoshte, thuaje se i ka shkruar e njëjta dorë.
Edhe Saliu u pikëllua për vdekjen dhe dëmet. Ngushëlloi fiks familjet e atyre që humbën njerëzit e tyre të dashur, përcolli respekt për guximtarët dhe ofroi mbështetjen sipas nevojës.
Që fatet e këqija bashkojnë Sali Berishën me Yuri Kim, për ne nuk bën fare lajm.
As se në dy deklaratat ka kakofoni, s’është gjë e re.
Risia që e sjellim tek ju të pafajshme, është se sintaksa e dobët nuk fsheh objektivin e 4 Klaneve Mafioze.
Gërmo Tare, gërmo në dilemën e padijes njerëzore. Mos u tremb, ngule “flamurin” majë “mullarit” me kashtë dhe shkruaj për kalimtarët; Shiu shkriu akujt , pajtohen Yuri Kim dhe Sali Berisha!/Pamfleti