Policia ka arrestuar 37-vjeçarin Endrit Lila, i cili shkaktoi aksidentin me 3 viktima në Rrogozhinë.
Nga aksidenti i trefishtë fillimisht humbi jetën në vendin e ngjarjes shoferi Tonin Mëhilli, 59-vjeç, oficer burgjesh, ndërkohë që më vonë vdiq dhe një prej pasagjereve në mjetet e aksidentuara, Merushe Koni 44-vjeç. Më pas Muharrem Koni 58 vjeç, bashkëshorti i pasagjeres Merushe Koni që u nda nga jeta.
Po ashtu në spital ndodhet edhe një 10-vjeçare, e cila po merr mjekimin e nevojshëm.
Njoftimi i plotë:
Policia ka arrestuar shtetasin E. L., 37 vjeç, pasi ditën e djeshme është përfshirë në një aksident me 2 mjete të tjera.
Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën 2 drejtuesit e mjeteve shtetasit T. M., 59 vjeç dhe B. K., 58 vjeç, si dhe shtetasja R. K., 44 vjeçe., pasagjere në mjetin me drejtues B. K.
Gjithashtu është dëmtuar dhe një shtetase e mitur 10 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.