Aktualitet 1 Shtator 2022, 08:03

Shkarkimi i Gledis Nanos, Spartak Ngjela zbulon prapaskenat: Shkak u bënë 2 urdhërarreste nga SPAK

Shkruar nga Pamfleti
Shkarkimi i Gledis Nanos, Spartak Ngjela zbulon prapaskenat: Shkak u

Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela thotë se shkarkimi i Gledis Nanos si drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, është një vendim i marrë në kushtet e flagrancës dhe shkak për këtë janë bërë dy urdhër-arreste që SPAK ia ka dorëzuar policisë që javën e kaluar për ti ekzekutuar.

“Nuk e dimë shkakun duhet ta gjejë gazetaria. E papritur u duk, 9 muaj ka. Por ka ndodhur një gjë flagrante, se kundër Ramës, se kundër këtij…

Gazetarë të kronikës kanë shkruar se shkak i shkarkimit janë bërë dy urdhër-arreste që SPAK ja ka dorëzuar policisë që javën e kaluar për ti ekzekutuar në kuadër të hetimit për dosjen e incineratorëve dhe që sipas tyre Rama ka kërkuar shtyrjen në kohë të ekzekutimit. Këtu duket se ka nisur dhe përplasja.”, tha Ngjela në një intervistë për Ora News.

Ngjela thotë se vërtetësia e këtij lajmi do të ishte shumë e rëndë por është mosbesuese.

“Kjo është e rëndë, duhet të ishte shprehur SPAK. Nëse ky nuk respekton urdhër-arrestet e SPAK që është superfuqi sot, arrestohet ky. Nuk do t’ja dijë SPAK. Ka marrëdhënie juridike mes SPAK dhe policisë por SPAK ka dhe forcat speciale për arrestet. Urdhërarrestet e SPAK nuk ka forcë ti ndalojë. Nuk besoj se është kjo por po të jetë është shumë e rëndë.”, tha ai.

Por deri te shkarkimi i Nanos pati shumë zhurmë dhe pikëpyetje mbi vërtetësinë e lajmit, apo faktin nëse u dorëhoq apo u shkarkua.

“Këto ndodhin, do të thotë se Rama nuk ka dashur ta shkarkojë por mund të jetë një detyrim politik ose mund të jetë një ngjarje e jashtëzakonshme. Në situata të tilla këta japin dorëheqjen, fakti që nuk e ka dhënë ka mundësi  që Rama dhe Ministri i Brendshëm i kanë kërkuar dorëheqjen, ky nuk ka pranuar. Ata e kanë lënë për njëfarë kohe. Çështja është agravuar më shumë dhe e kanë pushuar. Kjo do t’ju dalë, mbajeni mend.”, u shpreh ai.

I pyetur nëse është lajmi mirë apo i keq largimi i Gledis Nanos nga policia, Ngjela tha se shpresën e ka te policia.

“Unë e kam shpresën te SPAK jo policia. Policia nuk është ende në lartësinë e duhur, është e mbytur nga korrupsioni, SPAK jo. Ne shpresën e kemi te SPAK. Nuk ma ha mendja që ky të ketë lidhje me mosrespektimin e SPAK.”,  përfundoi Ngjela.

Kryesore #Shkarkimi i Gledis Nanos Ngjela SPAK