Aktualitet22 Korrik 2019, 09:18

Shkarkimi i Ilir Metës/ Ylli Manjani kundër Ulsi Manjës: Çfarë qesharakësh! Hardhuca pa bisht!

Shkruar nga Pamfleti
Shkarkimi i Ilir Metës/ Ylli Manjani kundër Ulsi Manjës:

Shkarkimi i Ilir Metës/ Ylli Manjani kundër Ulsi Manjës: Çfarë qesharakësh! Hardhuca pa bisht!

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i është kthyer kundër deputetit socialist Ulsi Manjës. Manjani e ka quajtur qesharake faktin se qeveria kërkon të marrë opinionin e Komisionit të Venecias lidhur me shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Ish-ministri e ka quajtur qesharak këtë fakt, pasi sipas tij e gjitha varet nëse është shkelur ose jo Kushtetuta.

“Çfarë qesharakësh! Po çka këtu për ti kërkuar opinion Komisionit të Venecias?! Kjo është çështje konkrete që ka të bëjë me zbatimin e Kushtetutës. E ka shkelur apo jo Kushtetutën Presidenti duke ushtruar një kompetencë të Tij, pa patur një interpretim përfundimtar e gjykon Gjykata Kushtetuese”, shkruan Manjani ndërmjet një postimi në Facebook.

Postimi

Ngaqë nuk kam asnjë interes të ndjek bëmat e parlamentit monist, nuk e kisha fiksuar që për shkarkimin e Presidentit i paskan kërkuar opinion Komisionit të Venecias.

Hahahahahahahahahaha…

Çfarë qesharakësh!

Po çka këtu për ti kërkuar opinion Komisionit të Venecias?!

Kjo është çështje konkrete që ka të bëjë me zbatimin e Kushtetutës.

E ka shkelur apo jo Kushtetutën Presidenti duke ushtruar një kompetencë të Tij, pa patur një interpretim përfundimtar e gjykon Gjykata Kushtetuese.

Ç’hyn Venecia këtu?!

Kaq gjë e kupton edhe Ulsiu…

Hardhuca pa bisht.

Aktualitet manja Meta Shkarkimi Ylli Manjnai