Aktualitet 1 Tetor 2019, 19:34

Shkarkohet drejtori i “AlbPetrolit”, kush është njeriu i Ramës që e zëvendëson

Shkruar nga Pamfleti
Shkarkohet drejtori i “AlbPetrolit”, kush është njeriu i

Kompania shtetërore e prodhimit të naftës, ‘AlbPetrol’ ka lajmëruar ditën e sotme se ka shkarkuar nga detyra administratorin e kompanisë, Dritan Spahiun.

Spahiu mësohet se ishte emëruar në muajin mars të këtij viti nga ministrja e Industrisë dhe Energjitikës, Belinda Balluku.

Ndërkohë bëhet me dije se në vend të tij është emëruar drejtoresha aktuale e Drejtorisë për Politikat për Zhvillim në kryeministi, Eriola Muka.

Mësohet se ende nuk janë bërë të ditur arsyet e shkarkimit të drejtorit të AlbPetrol, Dritan Spahiut.

Aktualitet