Oligarku miliarder rus, Oleg Deripaska është shprehur se shkatërrimi i Ukrainës do të ishte një gabim kolosal.
Megjithëse ai ishte i kujdesshëm për të shmangur kritikën e drejtpërdrejtë të Kremlinit ose Putinit, fjalët e Deripaska-s, përfaqësojnë një ndarje të rrallë publike me qeverinë nga dikush brenda vendit.
54-vjeçari, i cili bëri pasurinë e tij si themelues i gjigantit të aluminit Rusal, tha se është ‘e qartë’ që sanksionet po e dëmtojnë Rusinë më shumë se Perëndimin, duke sfiduar argumentin e Moskës se gjobat financiare kanë dështuar.
“Jam i shqetësuar se sa shpejt ne braktisëm gjithçka që u arrit (ekonomikisht) në vitet ’90, pastaj braktisëm gjithçka që arritëm në vitet 2000. Rritja e niveleve të prosperitetit ishte e lidhur me zhvillimin e sektorit privat të Rusisë dhe ndërtimin e lidhjeve me pjesën tjetër të Evropës si partneri kryesor ekonomik i Rusisë. Dhe tani jemi ulur dhe presim fitoren. Fitorja e çfarë? Fitorja e kujt? Mendoj se shkatërrimi i Ukrainës do të ishte një gabim kolosal, përfshirë edhe për ne”, iu tha ai gazetarëve.
Kjo deklaratë është në kontrast me argumentin e shprehur në mënyrë të përsëritur nga Putin se sanksionet po ripërtërihen mbi ekonomitë perëndimore, duke shkaktuar inflacionin e tyre më të lartë në dekada dhe se Rusia do të dalë më e fortë dhe më e vetë-mjaftueshme.
Ai u shpreh se Putin nuk pa ndonjë kërcënim për lidershipin e tij politik, pasi shumica e opozitarëve ikën .
“Nuk ka potencial për ndryshim regjimi në Rusi. Opozita preferoi pamjet e bukura evropiane dhe u tërhoq nga jeta e vendit”, tha ai.
Shumë nga figurat kryesore të opozitës ruse, veçanërisht bashkëpunëtorët e kritikut të burgosur të Kremlinit, Alexei Navalny, kanë ikur në vende të tjera evropiane për t’i shpëtuar ndjekjes penale.
Deripaska, është një nga një grup biznesmenësh të njohur si oligarkë që kontrollojnë pjesë të mëdha të ekonomisë, veçanërisht në energji dhe mallra, dhe kanë qenë në gjendje të ruajnë pasurinë e tyre me kusht që të qëndrojnë jashtë politikës.