Aktualitet 1 Prill 2019, 09:43

Shkatërrohet banda e drogës, 9 të burgosur, mes tyre dhe shqiptarë

Shkruar nga Pamfleti

Shkatërrohet banda e drogës, 9 të burgosur, mes tyre dhe shqiptarë

Policia Italiane ka shkatërruar sot grupin kriminal që trafikonte drogë mes Shqipërisë e Italisë e kryesisht në territorin e provincave të Emilia Romanjës, Abruzzo, Calabria e Messina. Në pranga janë vënë 9 persona 7 italianë e 2 shqiptarë.

Hetimet kanë zbardhur se ky grup kriminal furnizohej me marijuanë nga trafikantë shqiptarë e abruzzesë e më pas me anë të korrierëve të besuar e transportonin drejt Siçilisë.

Ky grup trafikantësh e kishte bazën në Messina e drejtohej nga një familje siciliane (babai me dy djemtë me inicialet M.A, M.M.A, M.F).

Gjatë hetimeve Policia italiane ka mundur të sekuestrojë disa ngarkesa droge me sasi 55 kg marijuanë secila e ka vënë në pranga dy korrierë R.G, B.M të cilët me automjetet e tyre transportonin lëndën narkotike.

Droga pasi mbërrinte në Messina, shpërndahej tek korrierët e vegjël lokalë.

Gjatë oepracionit “Sfizio”, autoritetet italiane kanë kryer kontrolle banesash e personash në të gjithë Italinë.

9 personat e arrestuar akuzohen për trafik droge e organizim kriminal me aktivitet trafik lëndësh narkotike.

codramol
smile

Aktualitet 9 të burgosur mes tyre dhe shqiptarë Shkatërrohet grupi kriminal