Aktualitet20 Korrik 2018, 17:06

Shkatërron pa pikë mëshire 32 milion euro veshje e aksesorë, firma e famshme “luan mendsh”!

Shkruar nga Pamfleti
Shkatërron pa pikë mëshire 32 milion euro veshje e aksesorë,

Ajo eshte nje prej markave me luksoze britanike te modës. Behet fjale per “Burberry”, e cila se fundmi ka shkatërruar rroba të pashitura, aksesorë dhe parfume me vlerë 28.6 milionë paundë, ose mbi 32 milionë euro.

Kjo eshte bere per nje arsye: mbrojtjen e emrit të tij. Vlera totale e mallrave të shkatërruar në pesë vitet e shkuara, ndërkohë shkon në më shumë se 90 milionë paundë ose më shumë se 100 milionë euro.

 

Kompanitë e modës, përfshirë “Burberryn”, shkatërrojnë mallrat e padëshiruara me qëllim që ato të mos vidhen apo të shiten me çmime më të lira. “Burberry” tha se energjia e gjeneruar nga djegia e produkteve të tij, nuk ishte çuar dëm çka e kish bërë procesin miqësor me ambientin.

Aktualitet