Uanda Nara dhe Mauro Ikardi nuk janë më bashkë, ose të paktën kështu duket nga mesazhi i publikuar nga modelja argjentinase.
Në mënyrë të papritur, në rrjetet sociale është shfaqur një mesazh i qartë i saj. “Një tjetër familje që shkatërrove për një ku.vë”, shkruante Uanda, e cila menjëherë e ka hequr nga lista e ndjekësve sulmuesin argjentinas të PSG-së.
Bashkë me të, ajo ka hequr nga lista e ndjekësve edhe aktoren Eugenia Suarez dhe sipas fansave të shumtë të saj në rrjetet sociale, dyshohet se Ikardi e ka tradhtuar me këtë të fundit, duke sjellë vendimin e menjëhershëm të saj për t’u shkëputur nga sulmuesi.