Kronike19 Maj 2022, 16:00

Shkatërruan 8 grupe kriminale; kush janë dy të penduarit e drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj

Shkruar nga Pamfleti
Shkatërruan 8 grupe kriminale; kush janë dy të penduarit e

Shkatërruan 8 grupe kriminale; kush janë dy të penduarit e drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj

Mega-operacioni i Prokurorisë së Posaçme ka mundur të shkatërroi 8 grupe kriminale që operonin në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Lezhë, duke vënë në pranga 16 persona që kanë kryer vepra të rënda kriminale si: trafiqe, vrasje, grabitje etj.

Megjithatë, mendohet se personat që dhanë informacionet e nevojshme për çuarjen para të operacionit ishin Nuredin Dumani  — një nga emrat më të përfolur të botës së krimit në Elbasan, i arrestuar më 29 mars pasi tentoi t’i bënte atentat Talo Çelës —  dhe ‘ushtari’ i tij Henrik Hoxhaj. Ky i fundit, cilësohet nga policia si njeriu më i afërt i Nuredin Dumanit. Ai u arrestua bashkë me Dumanin më 29 mars në Fieri, pas atentatit që i la të plagosur të dy. 

Të kthyer në të penduar të drejtësisë, Dumani dhe Hoxhaj kanë dhënë detaje që ndihmuan për të zbërthyer 8 grupet e rrezikshme kriminale.

Si u shndërruan Nuredin Dumani dhe Talo Çela nga miq në armiq?

Historia nis me vrasjen e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës më 27 prill 2020  dhe si edhe Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia në 2 mars 2020, ku Nuredin Dumani akuzohet së bashku me Talo Çelën. Megjithatë, hetuesit kanë dyshime se mes Dumanit dhe Çelës ka pasur mosmarrëveshje që pas eleminimit në Sinaballaj të Rrogozhinës të Klevis Kapllanajt.

3 ditë pas vrasjes së 33-vjeçarit, në automjetin e tij mëngjesin e 17 shtatorit u vra dhe Bujar Çela. Kapllanaj dhe Dumani, sipas prokurorisë, kanë qenë miq. Pra dyshohet që Talo Çela ka ekzekutuar Klevis Kapllanajn, shokun e Nuredin Dumanit, prandaj ky i fundit në shenjë hakmarrjeje i ka vrarë të vëllanë, Bujar Çelën.

Kush është Nuredin Dumani

Nuredin Dumani, 37 vjeç është një emër jo pak i njohur në botën e krimit. Ai është autor i dyshuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës, kjo sepse siç ka dëshmuar i penduari i drejtësisë, Klevis Alla vëllezërit u vranë pasi akuzoheshin se nuk i kishin kthyer një shumë të konsiderueshme parash që kishin lënë në servisin e tyre. Vëllezërit Haxhia, gjithmonë sipas dëshmisë së Klevis Alla, kanë deklaruar se paratë i kanë humbur në muajin janar të këtij viti kur servisi i tyre ra pre e vjedhjes, ku i morën edhe materiale dhe nuk kishin asnjë mundësi për t’i kthyer pas. Dumani është shok me Klevis Kapllanin, i ekzekutuar 14 plumba më 15 shtator. Ai akuzohet edhe si organizator i vrasjes së Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdylit, në 2 mars 2020. Po ajo që bie më shumë në sy është se në vrasjen e katër të rinjve në Durrës, Dumani ka bashkëpunuar së bashku me Talo Çelën, sot ai akuzohet për vrasjen e vëllait të tij, Bujar Çela.

Kronike Henrik Hoxhaj megaoperacion Nuredin Dumani SPAK