Aktualitet27 Mars 2019, 19:36

“Shkatërruat dosjet e politikanëve”! Plas sherri te Krimet e Rënda mes dy zyrtarëve të lartë

Shkruar nga Pamfleti
“Shkatërruat dosjet e politikanëve”! Plas sherri te Krimet

"Shkatërruat dosjet e politikanëve"! Plas sherri te Krimet e Rënda mes dy zyrtarëve të lartë

Është shoqëruar me tensione të ashpra analiza vjetore e punës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ish-drejtuesi i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, është përplasur me kryeprokuroren Arta Marku, teksa i ka thënë se ajo nuk ka bërë asgjë, që kur ka ardhur në detyrë.

 “Ju nuk keni bërë asgjë që kur keni marrë drejtimin e institucionit. Mburreni me rezultatet e punës të viteve 2016 – 2017”, ka thënë Hajdarmataj, të cilin për disa muaj Marku e transferoi në një ndër prokuroritë e rretheve, por ishte Këshilli i Lartë i Prokruorisë, që e riktheu tek Akuza në kryeqytet, duke rrëzuar kryeprokuroren.

Ndërkohë, mësohet se mbledhja ka vijuar me tension, ku ka qenë sërish Hajdarmataj, që i ka thënë Markut se ajo dhe ata që punojnë për të kanë shkatërruar dosjet e zyrtarëve të lartë.

“Ju dhe ata që punojnë për Ju këtu, shkatërruat shumë dosje të rëndësishme të zyrtarëve të lartë që sot duhet të ishin në burg. Duhet të tregoheni e përgjegjshme kur të sulmoni para mediave Prokurorinë e Krimeve të Rënda”, ka shtuar ish-kreu i Krimeve të Rënda.

Aktualitet Arta Marku Besim Hajdarmataj dosjet e zyrtareve