Bota13 Dhjetor 2022, 13:37

Shkëlqimi dhe rënia e Eva Kailit

Shkruar nga Pamfleti

Eva Kaili ia detyron nisjen e karrierës së saj politike deputetes se Selanikut Eleni Raptin, pasi i ngjante shumë. Si rrjedhojë ajo filloi si prezantuese televizive në Selanik, shkruan Corriere Della Sera. 

Në të vërtetë, pikërisht në kërkimin e dëshpëruar të një fytyre të re drejtuesit lokalë të Pasok-ut e përqendruan vëmendjen e tyre te gazetarja e re, prezantuese e njohur e “Mega Channel”, e cila studionte arkitekturë, marrëdhënie ndërkombëtare dhe ekonomi, bionde ashtu si Rapti. Por jo gjithçka shkoi mirë.

Kaili doli e para në zgjedhjet e 2004-s në Selanik, por nuk arriti të fitonte një vend në parlament.

Arsyeja, e thjeshtë, Georgios Papandreut, i cili i zgjedhur si në Selanik ashtu edhe në Patra zgjodhi të Selanikun duke lënë jashtë Eva Kailin.

Sepse sipas ligjit zgjedhor, kreu i partisë Papandreu mund të kandidojë në disa zona zgjedhore dhe të angazhohet vetëm në një zonë zgjedhore pasi të jenë shpallur rezultatet e zgjedhjeve.

Dhe ndoshta aty filloi edhe armiqësia e saj ndaj Papandreut. Kaili me shumë siguri nuk ia harroi kurrë këtë zgjedhje atij. Tre vite më vonë ajo hyri në parlamentin grek sërish për Pasok.

Kaili u bë një lloj bastioni kundër liderit socialist, i cili gjithmonë ka pasur mosbesim ndaj saj.

Por mund të themi se Kaili ishte shkaku përfundimtar i rënies së Papandreut.

Vota kundër Maqedonisë

Nga të gjitha qëndrimet e Kailit në konflikt me partinë e tij, mbetet i famshëm ai ultra-nacionalist kundër marrëveshjes që i dha fund betejës së gjatë midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, me të cilën Athina njohu të drejtën e kësaj të fundit për ta përcaktuar veten si të tillë.

“Një dëm i pariparueshëm për historinë e Maqedonisë (në kuptimin e rajonit grek ) dhe për grekët”, tha deputetja socialiste e asaj kohe.

“Kolegji i Mbrojtjes” i Emirëve

Pastaj, ose ndoshta më parë, erdhi Katari, butësia e parezistueshme e qenies.

Pak nga pak, Kaili u bë drejtuesja e njohur e “kolegjit të mbrojtjes” të Emirateve në Parlamentin e Strasburgut.

Fjalimi i 21 nëntorit të kaluar ishte sureal, kur plenari votoi një rezolutë që “dënon vdekjen e mijëra punëtorëve emigrantë”.

Kaili, përkundrazi, u bë një zë i Katarit, të cilin e cilësoi si një “vend në ballë të të drejtave të punëtorëve”, ndoshta duke e ngatërruar këtë të fundit me të vrarët në punë.

Më pas, dhjetë ditë më parë, ajo hyri fjalë për fjalë në Komisionin e Drejtësisë, anëtare e të cilit nuk është, për të votuar pro liberalizimit të vizave të hyrjes në zonën Shengen për qytetarët e Katarit.

Sërish, kur Katari kishte shtyrë në momentin e fundit udhëtimin e Delegacionit Parlamentar për marrëdhëniet me Gadishullin Arabik, i cili donte të vizitonte ambientet e Kupës së Botës dhe të verifikonte ndryshimet në legjislacionin e punës, të paralajmëruara nga drejtuesit e Dohas, Kaili ishte larguar vetëm në Emirate.

Ajo atje u prit me bujë të madhe, kishte vlerësuar reformat e regjimit, duke pretenduar se përfaqësonte 500 milionë evropianë.

Siç komentoi deputetja e të Gjelbërve, Hannah Neumann, e cila drejton delegacionin, “ndjeva se diçka po ndodhte pas shpinës sime.


smile

Bota Shkëlqimi dhe rënia e Eva Kailit