Politike26 Janar 2023, 15:47

Shkëlzen Berisha në SPAK, Romeo Kara: Miti i paprekshmërisë ra, zullumet nuk mbulohen dot

Shkruar nga Pamfleti
Shkëlzen Berisha në SPAK, Romeo Kara: Miti i paprekshmërisë

Jursiti Romeo Kara ka reaguar ashpër mbi qëndrimet e sotme të Sali dhe Shkëlzen Berishës mbi hetimet për Gërdecin.

Djali i ish-kryeministrit tu thirr në SPAK për të dhënë sqarime, por ai u justifikua se nuk ka gisht në atë çështje. Nga ana tjetër, vetë Sali Berisha akuzoi SPAK se po tenton të heqë vëmendjen nga skandali me ish-zyrtarin e FBI.

Mirëpo sipas juristit, “dielli nuk mbulohet me shoshë”.

Për aq sa mund te mbulohet dielli me shoshë, për aq mund të mbulohen zullumet e familjes Berisha. Bilanci i kësaj jete, në fund është zero. Merr gjithmonë atë që jep”, tha ai.

Sa i takon marrjes në pyetje të Shkëlzen Berishës, juristi ka deklaruar se miti i paprekshmërisë duket se po bie dhe dalë nga dalë nga dalë litari po ngushtohet.

Më në fund, miti i rreme ra dhe si për herë të parë, Berishuci u pyet vetëm për një orë nga SPAK. Siç duken bathët, ore të shumta e presin përpara, deri sa t’i behet zakon kjo punë”, shkroi ai më tej.

Shkëlzen Berisha del në shumë raste në skandalin e Gërdecit dhe sinjalet janë se dosja e Mediut është çështje më vete. SPAK po heton për trafiqe fishekësh dhe personi më i rrezikuar është Shkëlzen Berisha.

Politike Gërdeci Romeo Shkëlzeni