Politike25 Maj 2019, 17:47

Shkëlzenin Berisha merr në dorë PD, i përgjigjet Ramës për letrat: Nuk i lexon njeri

Shkruar nga Pamfleti

Shkëlzenin Berisha merr në dorë PD, i përgjigjet Ramës për letrat: Nuk i lexon njeri

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha ka komentuar letrat që kryeministri Edi Rama i ka dërguar kryetarit të PD, Lulzim Basha.

Në një status në Facebook, Shkëlzen Berisha thotë se Rama nuk duhet të lodhet më duke shkruar, pasi edhe interesi për t’i lexuar ka rënë, dhe jo më për t’iu përgjigjur.

‘Letra e 1,2,3,4 ….. Mos u lodh se as nuk t’i lexon me njeri jo me të përgjigjet”-shkruan Berisha në rrjetet sociale.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Ditën e sotme, kryeministri Rama i dërgoi letrën e katërt publike kryedemokratit Basha, ku i tha në mënyrë të prerë se nuk do të dorëhiqet.

Basha iu përgjigj letrës së dytë të Ramës, ku i thoshte se në këtë situatë ku ndodhet vendi, nuk ka më dialog me të, por vetëm me popullin.

Politike