Sport 5 Gusht 2022, 19:51

Shkëndija e Tetovës dhuroi paraqitje mbresëlënëse në transfertë, Ferhani Hasani shkruan historinë në Ligën e Konferencës

Shkruar nga Pamfleti
Shkëndija e Tetovës dhuroi paraqitje mbresëlënëse

Shkëndija e Tetovës dhuroi paraqitje mbresëlënëse në transfertë, Ferhani Hasani shkruan historinë në Ligën e Konferencës

Shkëndija e Tetovës dhuroi një paraqitje mbresëlënëse në transfertë ndaj skuadrës suedeze të AIK-ut në ndeshjen e parë të raundit të tretë të Ligës së Koferencës.

Skuadra nga Maqedonia e Veriut, e drejtuar nga Artim Shaqiri barazoi 1-1 në këtë sfidë, por meritonin shumë më tepër për atë që dhuruan në fushë, pasi shënuan që në sekondën e 27 me Ferhan Hasanin.

Një realizim që ka hyrë në historinë e Ligës së Konferencës, duke thyer rekordin e Fredi Drujif të Rapidit të Vienës, i cili më 17 shkurt të vitit 2022 shënoi gol pas 32 sekondave në ndeshjen kundër Viteses.

Sport Ferhan Hasani Liga e Konferencës Shkëndija e Tetovës skuadra maqedonase