Sport 7 Korrik 2022, 22:16

Shkëndija jep ‘shkëndija’ në Europë, hedh një hap në raundin tjetër, Gjilani i Ramadanit triumfon në aktin e parë të Ligës së Konferencës

Shkruar nga Pamfleti
Shkëndija jep ‘shkëndija’ në Europë, hedh

Shkëndija jep ‘shkëndija’ në Europë, hedh një hap në raundin tjetër, Gjilani i Ramadanit triumfon në aktin e parë të Ligës së Konferencës

Shkëndija arriti një fitore me shifrat 2-0 në Shkup përballë skuadrës armene, Ararat Jerevan. 

Kuqezinjtë e drejtuar nga tekniku Artim Shaqiri, gjetën dy herë rrugën e rrjetës në pjesën e parë me Shalën e Nafiun. 

Me këtë fitore, tetovarët hedhin një hap të rëndësishëm për të kualifikuar në raundin tjetër, me sfidën e kthimit që do të luhet në Armeni një javë më pas. 

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Gjilani i Zekeria Ramadanit i është falur golit të Dabiqaj në minutën e 37, duke fituar 1-0 kundër Liepaja të Letonisë, që pas një asisti mjaft të bukur të Elton Kalesë nga e djathta, goditi saktë me kokë, duke i dhuruar një triumf të artë skuadrës nga Kosova. 

Vlen të theksohet se ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas 1 jave në Letoni, pjesë e skuadrës së Liepajas në ndeshjen e sotme, ishte dhe mesfushori Ardit Deliu, i cili e ndoqi këtë duel nga stoli, duke mos u aktivuar asnjë minutë. 

Sport Gjilani Liga e Konferencës Shkëndija e Tetovës