Sport21 Korrik 2022, 19:11

Shkëndija “ndez” në transfertën europiane, tetovarët regjistrojnë një fitore me ‘aromë’ kualifikimi

Shkruar nga Pamfleti
Shkëndija “ndez” në transfertën europiane,

Shkëndija “ndez” në transfertën europiane, tetovarët regjistrojnë një fitore me ‘aromë’ kualifikimi

Shkëndija ka marrë një fitore të rëndësishme në Letoni, në aktin e parë të turit të dytë të Ligës së Konferencës. Takimi i luajtur në “Daugavas Stadions” ndaj Valmieras përfundoi me rezultatin 1-2.

Skuadra maqedonase ishte e para që arriti të kalonte në avantazh.Një shpërqëndrim i momentit në fundin e pjesës së parë do i kushtonte shumë skuadrës së Shaqirit. Një rrëmujë në zonë u shfrytëzua më së miri nga Gueje, që vendosi ekuilibrat.

Në të dytën këmbëngulja e Shkëndijës u shpërblye me golin e Gurit. Pas një asisti të Nafiut, sulmuesi u koordinua në mënyrë perfekte dhe realizoi me kokë golin e fitores.

Sport Liga e Konferencës Shkëndija e Tetovës Valmeiras