Sport 4 Gusht 2022, 21:10

Shkëndija nuk zhgënjen në Suedi, ekipi tetovar krenon të gjithë shqiptarët ndaj AIK-ut (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Shkëndija nuk zhgënjen në Suedi, ekipi tetovar krenon të

Shkëndija nuk zhgënjen në Suedi, ekipi tetovar krenon të gjithë shqiptarët ndaj AIK-ut (Video)

Shkëndija ka dalë me kokën lart nga Suedia, pasi barazoi 1-1 me AIK-un, në ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Ekipi i Shaqirit kaloi në avantazh që në minutën e parë. Ferhan Hasani përfitoi pas një gabimi në prapavijë të mbrojtjes suedeze, duke e dërguar topin në rrjetë.

Në minutën e 18, Larson nisi një krosim perfekt për Guidetin, i cili vendosi ekuilibrat me kokë. Pjesa e parë pati edhe raste të tjera, por shifrat mbetën të pandryshuara.

Shkëndija e nisi mirë pjesën e dytë, duke i shkuar shumë afër golit. Në minutën e 54, Guri u gjend në zonë, por goditja e tij nuk ishte e saktë. Pjesa e mbetur e sfidës nuk solli asgjë, me kualifikimin që mbetet i hapur.

Takimi i kthimit luhet pas një jave.

Sport AIK Liga e Konferencës Shkëndija e Tetovës