Politike 8 Shtator 2022, 17:32

“Shko lahu tek pishinat e Irfanit ti”, Manja dhe Flutura Açka debat të ashpër në Kuvend: Juve mirë që s'ju nxorën dashnoret!

Shkruar nga Pamfleti
“Shko lahu tek pishinat e Irfanit ti”, Manja dhe Flutura Açka

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dhe deputetja demokrate Flutura Açka kanë pasur një përplasje të ashpër sot në Kuvend, pasi nuk lanë pa përmendur dashnoret dhe pishinat e Irfanit.

Debati fillimisht nis mes Manjës dhe deputeti Helidon Bushati sa i takon çmimeve. Manja mori fjalën nga vendi, e ndërsa kritikonte Bushatin në një moment i ndërhyn deputetja Açka.

Në fakt unë nuk jam ekspert i fushës në energji siç është z.Bushati, por ama duhet të jemi seriozë z.Bushati. Mua më vjen keq që në 2013-ën shqiptarët vendosën me votë ta ndërpresin vizionin e madh të PD-së për t’u bërë eksportuese e energjisë. Po bëhuni pak seriozë!

Të lutem zonjë, shko atje tek Irfani ti të lahesh në pishinë se s’kam fjalë me ty. Të lutem z.Bushati të jemi njëçik seriozë, Shqipëria në vitet 2009-2013 quhej Republika e gjeneratorëve. Nga 2013 e sot shqiptarët ja ku janë, nuk ke gjenerator ku ti ndezë. Edhe spitalet punonin me gjenerator. Sa për humbjet në rrjet pastaj, që t’i qahesh se ishte vizioni juaj, mos flasim për humbjet që ishin mbi 50%.

Mos dilni këtu e të bëni ekspertin kur Shqipëria, e ka menaxhuar dhe po e menaxhon krizën energjetike përkundër rritjes së çmimeve në mënyrë të shkëlqyer. Rrini tek Republikae gjeneratorëve e mos hyni këtu t’u shisni shqiptarëve vizionin tuaj për 2015-ën, fuqi eksploeruese në Ballkan”, tha Manja.

Açka u revoltua dhe iu përgjigj se ku lahet ajo është punë për të. Nga ana tjetër i tha Manjës se ata kanë qenë përditë te resorti i Irfanti dhe tani kanë mbetur vetëm emrat e dashnoreve pa nxjerrë.

Nëse kam ndërhyrë nga vendi kërkoj ndjesë. Nuk kam turp fare të kërkoj ndjesë për gabimet e mia, por ju tërheq vëmendjen se edhe kur ishte z.kryeministëri këtu, në kohën që u ul zonja Zhupa mbasi foli, kryeministri juaj ka folur 10 minuta dhe është tallur 10 minuta dhe e ka bullizuar 10 minuta deputeten. Ku e gjen ky njeri kurajon të flasë nga vendi, dhe madje mos t’i bëni asnjë vërejtje. Ka mundësi, t’i bëni njëherë vërejtje këtij njeriu ku vjen këtu.

Kur ju ta bëni detyrën tuaj, unë po. Megjithatë unë prap po kërkoj ndjesë sot nëse unë kam bërë gabim, por zotëria i nderuar, ministri, nuk ka të drejtë fare të më përmendë mua pishina, kur në fakt e thanë vetë punëtorët e resortit që kanë qenë aty njerëzit tuaj. Vetëm sa nuk ju treguan dashnoret, të gjitha i treguan, e lanë dhe kafshuan gjuhën vetëm tek dashnorët.

Kështu që para se të më përmendë mua pishinat, unë kam qenë aty si kryetare e Komisionit të Medias, sepse e di që me paratë e atij resorti, mbahet një media shumë prestigjioze në Shqipëri, ndër të vetmet që të paktën nuk e ka ulur shpinën para publikut.

Prandaj kur të flisni për mua herë të tjera ejani me fakte. Se ku lahem dhe kur lahem unë është çështja ime, por kur të keni fakte publike, ejani këtu dhe unë do t’ju kërkoj ndjesë. Megjithatë për pjesën që fola ju kërkoj ndjesë. Kaq kisha”, tha Açka.

Politike #acka manja