Anti-Mafia23 Janar 2023, 13:13

Shkodër/ Bardh Spahia siguron sponsorin e 14 majit, i jep Sadri Abazit edhe 4.8 milionë Euro për pastrimin

Shkruar nga Pamfleti
Shkodër/ Bardh Spahia siguron sponsorin e 14 majit, i jep Sadri Abazit edhe

Shkodër/ Bardh Spahia siguron sponsorin e 14 majit, i jep Sadri Abazit edhe 4.8 milionë Euro për pastrimin

Nuk dimë çfarë “llokme” ka marrë Bardhi, por edhe sikur Saliu e Iliri t’i financojnë fushatën me floririn e Krrabës, me miliardat e Gërdecit, të CEZ-DIA e kullave te ish-kompleksi “Partizani”, djali i Aliut e ka të humbur garën me Benet Becin, jo si kandidat i PS, por si familje e nderuar dhe figurë e preferuar për shkodranët

Paçka se në 10 muaj kryetar Bashkie i Shkodrës, foltoristi Bardh Spahia ka kaluar në delir madhështie, duke garantuar Sali Berishën se më 14 maj, shkodranët do vërshojnë drejt kutive të votimit për t’i dhënë mandatin, ka filluar të shfrytëzojë asetet e bashkisë për të blerë votat.

Kryebashkiaku Bardh Spahia ka siguruar sponsorin e parë kryesor të fushatës, i cili është Sadri Abazi, ish-deputet i PS dhe biznesmen kullash e pastrues qytetesh, me dy firmat e tij “ALKO IMPEX CONSTRUCTION” dhe “ALKO IMPEX General CONSTRUCTION”.

Ndërkohë që Sali Berisha e quan Sadri Abazin “lavatriçe” të miliardave të Edi Ramës, Bashkia “blu” e Shkodrës, prej 12 vitesh i jep tenderin e pastrimit të qytetit, biznes që prej 10 muajsh ia ka lënë pa garë edhe Bardh Spahia.

Para 3 ditësh, djali i Aliut dhe “zari” i Saliut, me procedurë emergjence, i ka rinovuar Sadri Abazit edhe për 4 vite, kontratën e pastrimit të Shkodrës, me vlerë 4.8 milionë Euro pa TVSH, dhënë me negocim pa garë e duke i shtuar 600 mijë Euro më tepër se kontrata ekzistuese.

Në muajin qershor 2022, përfundoi kontrata e pastrimit dhe duhej t’i nënshtrohej tenderit më garë të hapur qysh në muajin prill, por kryebashkiaku Bardh Spahia e shtyu tenderin qëllimisht 3 herë dhe pastaj pa garë, ia zgjati kontratën provizore 6 mujore Sadri Abazit.

Në Bashkinë e Shkodrës, qarkulluan zëra se Bardh Spahia i “Foltores” dhe Sadri Abazi i “Rilindjes”, pas lojës me 3 raunde kishin rënë dakord për pazarin e “llokmës”, që e dëshmon dhe fakti që 4 muaj para zgjedhjeve lokale, ia dha pastrimin e Shkodrës edhe për 4 vite të tjerë, pa tender e 600 mijë Euro me tepër se kontrata e mëparshme.

Nuk dimë çfarë llokme ka marrë Bardhi, por edhe sikur Saliu e Iliri të financojnë fushatën me floririn e Krrabës, me miliardat e Gërdecit, të CEZ-DIA, të kullave të ish-kompleksit “Partizani”, djali i Aliut e ka të humbur garën me Benet Becin, jo si kandidat i PS, por si familje e nderuar dhe figurë e preferuar për shkodranët./Pamfleti

Anti-Mafia “Pamfleti” #4.8 milionë Euro për pastrimin #Bardh Spahia siguron sponsorin e 14 majit #i jep Sadri Abazit Shkodër