Aktualitet 9 Mars 2022, 11:38

Shkodër/ Nis ndarja e “plaçkës” së kapur, Kryemadhi i kërkon Saliut gjysmën e Bashkisë; mes tyre zonat Velipojë e Th

Shkruar nga Pamfleti
Shkodër/ Nis ndarja e “plaçkës” së kapur,

Shkodër/ Nis ndarja e “plaçkës” së kapur, Kryemadhi i kërkon Saliut gjysmën e Bashkisë; mes tyre zonat Velipojë e Theth

Ja çfarë do kenë në administrim dhëndri e Zeni i Saliut dhe djali i Aliut/ Përveç këtyre dy zonave me resurse të shumta zhvillimi turistik, pazari përfshin dhe marrjen e postit Zv/kryetar  i parë i Bashkisë, Drejtorinë e Taksa-Tatimeve Lokale, Drejtorinë e Shërbimeve Publike, 40% të vendeve të punës në administratë, ndërsa me drejtim të përbashkët, do kenë Drejtorinë e Tenderëve, Urbanistikës e Ujësjellësit

Lidhjen Berisha-Meta në aleancën “Shtëpia e Lirisë”, redaksia “Pamfleti” e ka cilësuar së pari, si “Front anti-amerikan”, dhe së dyti pazar të dyshes Berisha-Meta, për të kapur ndonjë bashki e përdorur si qendër biznesi punësimesh, tenderësh, privatizimesh, licencash, lejesh ndërtimi e zhvatjesh të pasurive.

Kahja historike djathtas e shkodranëve, përçarja e PD nga Foltorja dhe bashkëpunimi ilegal i “non grata” Sali Berishës e Ilir Metës, me Edi Ramën dhe “non grata” Tomë Doshin për të rrënuar Lulzim Bashën, i dhanë mundësi “Shtëpisë së Lirisë” të fitojë Bashkinë e Shkodrës.

Vetëm dy  ditë pas shpalljes së fituesit të tyre Bardh Spahia, çifti mafioz Meta-Kryemadhi i ka kërkuar ortakut Sali Berisha, të zbatohet më pazari i bërë për ndarjen “plaçkës” që kapën bashkë më 6 mars.

“Plaçka” e kapur prej tyre është Bashkia e Shkodrës me 10 njësi administrative, me 5 lagje-rajone të qytetit, me 4 parqe natyrore kombëtare, me 4 zona bregdetare e liqenore, me 12 drejtori dhe 425 vende pune vetëm në administratë.

Sipas informacioneve, dy familjet mafioze Berisha-Meta, kanë rënë dakord të ndajnë 50% me 50% zonat, asetet pasurore, tenderët, vendet e punës që janë në zyrat qendrore të Bashkisë, në ndërmarrjet e shërbimeve publike si çerdhe e kopshte fëmijësh, tregje, pastrim, gjelbërim, ujësjellës e deri në shërbimin funeral.

Ndër “plaçkat” kryesore, që çifti Meta Kryemadhi ka piketuar të marrë në Bashkinë e Shkodrës, janë njësia administrative e Velipojës dhe ish komuna Shalë, në të cilën ndodhet Thethi, qendër banimi e zonë turistike “Park natyror kombëtar” me shumë projekte zhvillimi.

Përveç këtyre dy zonave me resurse të shumta zhvillimi turistik, pazari përfshin dhe marrjen e postit Zv/kryetar i parë i Bashkisë, Drejtorinë e Taksa-Tatimeve Lokale, Drejtorinë e Shërbimeve Publike e 40% të vendeve të punës në administratë, ndërsa me drejtim të përbashkët do kenë Drejtorinë e Tenderëve, Urbanistikën e Ujësjellësin.

Familja “non grata” e Sali Berishës, d.m.th. dhëndri e Zeni do kenë zonën e Shirokës tashmë rajon i Bashkisë, 3 nga 5 zyrat e lagjeve të qytetit, Drejtorinë e Financë-Buxhetit, të Legalizimeve, të Arsimit, të Kopshte-Çerdheve dhe 6 njësitë administrative Bërdicë, Shosh, Ana e Malit, Postribë, Rrethinat e Gur i Zi.

Firmosë i gjithë pazareve të tyre si pjesë e “tepsisë”, do jetë figuranti kryetar bashkie, Bardh Spahia, ndërsa vulën e çdo miratimi, do ta vendos Këshilli Bashkiak i përbërë nga PS-PSD, por i komanduar nga “non grata” Tomë Doshi, me të cilin Berisha është bërë mik nëpërmjet “pajtuesit” Ilir Meta.

Ajo që mund të sjellë pasoja për buxhetin e Bashkisë Shkodër me vendime gjyqesh, do jetë “fshesa” e shkarkimeve të punonjësve aktual dhe mbushja e zyrave me militantë, miqtë e sekserë të Foltore-LSI. Sepse nga 425 punonjës që ka administrata e Bashkisë Shkodër aktualisht, 228 janë me Status të Nëpunësit Civil, ndërsa ata pa status Berisha e Meta i kapin e largojnë prej zhelesh./Pamfleti

Kryesore #shtepia e lirise Monika Kryemadhi Sali Berisha Shkodër Theth Velipoje