Aktualitet13 Shkurt 2019, 10:08

Shkodra në protest kundër ngacmimeve seksuale, studentët bllokojnë komisariatin e policisë

Shkruar nga Pamfleti

Shkodra në protest kundër ngacmimeve seksuale, studentët bllokojnë komisariatin e policisë

Një ditë pas ngjarjes flagrante, ku u denocnua një punonjës policie që ngacmonte shoqen e tyre në fakultet, sot studentet e Universitetit të Shkodrës të mbledhur bashkë kanë protestuar para godinës së Policisë.

Ata thone se janë në këtë protestë kundër ngjarjeve skandaloze të fundit, si rastit të videos së policit me 15 vjecaren, ashtu edhe rastit me të fundit, kur një polic u shfaq me video duke ngacmuar studenten ne fakultet.

Të ulur në tokë kanë bllokuar hyrjen e komisariatit, ndërkohë që  këndojnë himnin kombëtar dhe këngë të tjera.

Ata kanë bllkokuar efektivët, bashkëme mjetet e tyre në komisariatin e Shkodres.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

 

 

 

Aktualitet protest Shkodër student