Aktualitet31 Mars 2019, 16:18

Shkodra në shtetrrethim, anëtari i grupit ‘Bajri’ del nga burgu, momenti kur shkon në varrimin e të atit (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Shkodra në shtetrrethim, anëtari i grupit ‘Bajri’ del nga

Shkodra në shtetrrethim, anëtari i grupit ‘Bajri’ del nga burgu, momenti kur shkon në varrimin e të atit (Video)

Forca të shumta policore kanë blinduar qytetin e Shkodrës, këtë mesditë, teksa po zhvillohet ceremonia e varrimit të dy vëllezërve Bilali, të vrarë me breshëri plumbash një ditë më parë.

E gjithë policia po vëzhgon ceremoninë e varrimit, teksa është nxjerrë nga burgu anëtari i grupit të rrezikshëm “Bajri”, Asmer Bilali.

Ky i fundit është djali i njërit prej vëllezërve të vrarë, dhe i është dhënë leje nga burgu për t’iu dhënë lamtumirën babit dhe xhaxhait, Astrit dhe Ibrahim Bilali.

Aktualitet asmer bilali vrasja ne shkoder