Aktualitet31 Mars 2019, 15:55

Shkodranët i përvishen ashpër Sandër Lleshajt: Në 10 ditë u vranë 3 persona, s’ka qetësi!

Shkruar nga Pamfleti
Shkodranët i përvishen ashpër Sandër Lleshajt: Në 10

Shkodranët i përvishen ashpër Sandër Lleshajt: Në 10 ditë u vranë 3 persona, s'ka qetësi!

Vrasja e dy vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilalit, një ditë më parë, ka tronditur mbarë vendin dhe ka krijuar tmerr e panik te shkodranët.

Pavarësisht se ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, shkarkoi drejtorin e policisë, duke e zëvendësuar me një drejtues të larte nga Tirana dhe iu tha qytetarëve të mos frikësoheshin, shkodranët tregohen skeptikë për rikthimin e qetësisë.

Ngjarjet e rënda në qytetit verior kanë shqetësuar edhe komunitetet fetare. Arqipeshkvi i Dioqezës Shkodër – Pult, Angelo Massafra kërkoi reflektim, sidomos nga rinia. Vetëm në 10 ditën e fundit, në Shkodër u shënuan 2 atentate me 3 viktima.

Aktualitet sander lleshaj vrasja ne shkoder