Aktualitet25 Mars 2018, 09:42

Shkodranëve u vjen në majë të hundës: S’duam qeveri, por autonomi

Shkruar nga Pamfleti
Shkodranëve u vjen në majë të hundës: S’duam

Shkodranëve u vjen në majë të hundës: S'duam qeveri, por autonomi

Qarku i Shkodrës prej më shumë se dy javë po përjeton një periudhë jo fort të mirë për shkak të përmbytjeve që kanë prekur qytetin verior. Megjithëse situate për familjet paraqitet dramatike, pushteti nuk e ka vënë ujin në zjarr për të shpëtuar popullin shkodran nga përmbytjet.

Megjithëse qeveria dhe bashkia nuk janë në gjendje të ndihmojnë Shkodrën mesa duket dikush ka një ide, të shpallë autonominë e Shkodrës.

Por Arben Ceni, administrator i njësisë Ana e Malit është shprehur: Shkodra me këto resurse që ka mund të marrë edhe autonominë, kështu do shkojë puna. 3 hidrocentralet janë në Qarkun e Shkodrës, kemi Thethin, kemi plazhin më të mirë në Shqipëri, Velipojën, kemi liqenin më të madh në Shqipëri dhe Ballkan po ta marrim si radhitje. Të gjitha këto janë resurse, domethënë ne s’kemi nevojë (për të qenë të varur).

Domethënë si Katalonja, të ndahemi edhe ne dhe ta menaxhojmë ne vendin tonë si Shkodër, të paktën të mos ia vëmë fajin kujt. Pse ta vëmë në siklet Kryeministrin. Ai të vazhdojë të punojë me Vjosën me Semanin, të mos merret me Drinin e këto.”

Aktualitet administratori i njësisë Ana e Malit Arben Ceni përmbytjet në SHkodër