Politike21 Prill 2022, 22:05

Shkoi për konsultim por nuk diskutoi asnjë emër, Duka: Zgjedhja e presidentit të ri është një tallava e Ramës

Shkruar nga Pamfleti
Shkoi për konsultim por nuk diskutoi asnjë emër, Duka: Zgjedhja e

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka,  një ditë më parë zhvilloi një takim me kreun e grupit parlamentar Taulant Balla për zgjedhjen e emrit të ri.

Në një intervistë për emisionin Top Story, Duka tregoi më shumë detaje. Ai tha se në takim u vendos të pranohej vetëm shtyrja e Konferencës së Kryetarëve me një javë dhe se nuk u diskutua për asnjë gjë tjetër .

Më tej, kreu i PAA, tha se zgjedhja e presidentit të ri është një tallava që rrjedh nga vetë kryeministri Edi Rama.

“Unë e kam quajtur tallava dhe rrjedh nga vetë Rama. Ato që i vë re çdokush, mbledh deputetët, i thotë më jepni propozime dhe të nesërmen e zgjedh vetë. Është një kakofoni që e ka krijuar vetë. Ai duhet të vendosë ca përcaktime dhe ne ta dimë. Ne duhet të shohim humorin e Ramës. Disa u shtrembëruan se ishin mprehur të bëhen. Kjo mënyrë komunikimi nuk është e mirë prandaj vjen ky reagim.

Në shkuam në takim dhe u vendos të pranohej propozimi që të shtyhej me një javë, si pasojë do të shtyhet edhe seanca e parë e kaq. Nuk kemi diskutuar gjë tjetër. Sot mora vesh nga kryeministri që deputetët përjashtohen. Pas një jave do të marrim vesh gjëra të tjera. E paragjykoj procesin. Grupi parlamentar i majtë nuk ka faj se një opozitë e dobët e ka bërë të fuqishëm dhe ai shprehet si të dojë vetë. Kaq shumë pushtet nuk ka patur askush në pushtet përball opozitës. Ne bëmë një propozim që mund të kemi përfaqësues të opozitës”, tha Duka.

Politike Duka presidenti i ri Rama